Tirane- Për disa para më shumë. I tillë është nudizmi në rrjete sociale, që fatkeqësisht po merr përmasat e një femonemi, nga nëna të cilat e bëjnë në prani të të miturve, në këmbim të një fitimi që në shumë raste nuk i kalon 20 apo 30 dollarë në ditë.
Një skenë e ngjashme ishte mbrëmjen e së dielës gjatë një komunikimi direkt në tik-tok, mes dy personazheve në këtë rrjet social, me qindra-mijëra ndjekës në faqet e tyre.
“Disa e shohin si të vetmen rrugë këtë mënyrë të fituari, ka të tjerë të cilët edhe pse kanë mënyra të tjera e zgjedhin këtë rrugë sepse u duket më e thjeshtë, nuk ka lodhje apo angazhim të madh, sikundër ka dhe të tjerë që nuk marrin parasysh se kanë familje, kanë fëmijën aty” thotë sociologia Entela Binjaku
Gruaja e cila më herët ka qenë pjesë e një “reality show” sillet në banesë, në mënyrë të papërshtatshme edhe pse prezente është edhe vajza e mitur.
“Fëmijët janë ndoshta fasha më delikate e shoqërisë në këtë aspekt, pasi fëmijët mësojnë nga modeli dhe jo nga ajo që u thuhet, përbëjnë problem sepse kur shohin të rritur që pa kurrëfarë droje ekspozohen ndaj fitimit, dhe aty mund tu bëhet një lloj forme ose modeli jo i duhur' thotë Binjaku.
Por, çfarë mendojnë qytetarët?
“Shumë gabim, shumë gabim, është model i keq”
“Janë fare të papranueshme për karakterin dhe moralin e moshës sonë”
Një tjetër kategori prindërish, janë ata që nuk përdorin veten, por përdorin fëmijët për t’u bërë viral në rrjete sociale, me qëllim shtimin e ndjekësve dhe të fitimeve online.
“Çfarë nëne është ajo që nxjerr një fëmijë aty?!” ngre pikëpyetjen një qytetar.