Nënkryetari i PD për Report Tv: 13 'non grata' kanë mbërritur nga aleatët strategjikë, ka ministra dhe deputetë të PS! Rama t’i bëjë publike

13 Shtator 2023, 17:40| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 22:20

  • Share

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku i ftuar në Report Tv thotë se një tjetër listë me non grata nga aletatët strategjikë ka mbërritur në vendin tonë, ku sipas tij në listë janë edhe anëtarë të grupit parlamentar të PS dhe ministra. Po këtë deklaratë e bëri pak ditë më parë edhe deputeti Dash Sula në Report Tv.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ nga gazetari Arbër Hitaj, deputeti Çollaku thotë se Rama duhet ta dalë dhe ta bëjë transparente këtë listë dhe të distancohet nga ata që janë shpallur non grata. Ndërkohë, ai thotë se duhet t’i jepet fund debateve për Partinë Demokratike dhe t’i kërkohet llogari qeverisë për këtë listë me non grata.

“Lajmi para pak ditësh javësh se nga një alet strategjik janë sanksionuar mbi 13 deputetë përfshirë dhe anëtarë të kësaj qeverie askush nuk flet për këtë. A është e vërtetë? Rama ka përgjegjësi publike dhe shtetërore të bëj transparencë dhe të distancohet nga këto sanksione. Ka në grup parlamentar dhe anëtarë të qeverisë. Është detyrë e Ramës të bëjë transparent dhe të distancohet nga rastet non grata nga aleatët. Është një debat që duhet bërë dhe kryeministri duhet vënë në presion që t’i bëjë publike. Është e pakuptueshme pse një pjesë e opozitës hesht. E papranueshme që hesht”, tha Çollaku.

Nga ana tjetër Çollaku komentoi edhe situatën brenda kampit blu, ku u shpreh i bindur se nuk ka bashkim të Partisë Demokratike, pasi mungon vullneti i palëve.

Ora 18:08
Situata në PD, Çollaku për Report Tv: S’ka më bashkim, Berisha preferoi të ringrinte një ‘fantazmë’ si Ilir Meta

 

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku komentoi në Report Tv situatën brenda kampit blu. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Çollaku thotë se nuk ka më bashkim me grupin e Berishës, pasi kanë bërë çdo përpjekje, por sipas tij Berisha preferoi të ringrijë një fantazmë si LSI që i fali votat dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak.

"Është lojë karrigesh dhe kolltukësh. Kjo është një sfidë. S’kemi asnjë minutë kohë për tu marrë me telenovela. Të mblidhen ku duan, të bëjnë ca duan. Secili është në të drejtën e vet, por kohë të vazhdojmë të merremi me telenovelën e PD nuk kemi më. I kemi kushtuar çdo vjet për të bashkuar kokat. Është e pamundur sepse nuk ka asnjë lloj vullneti, situata e ndarjes po përdoret si kapital politik ose për tu mbrojtur nga sulmet e aleatëve apo ringritën nga varri të partive të tjera politike si LSI. Prandaj janë gati që të falin bashkitë socialistëve. Ua ofruam siglën pa asnjë lloj kushti, bën një proces të njëanshëm, u thamë ti japim siglën, u preferua të ngrihej një fantazmë si LSI, iu falën votat dhe këshilltarët. E njëjta histori po ndodh në Kukës.

Sa i takon takimit mes deputetëve të Bardhit dhe Berishës, Çollaku tha se nuk kanë asnjë vlerë.

"Mblidhemi në salla hoteli e bëjmë sikur bëjmë takime, ca vlera kë nëse do humbet Kukësi", tha Çollaku. 

Nënkryetari i PD tha se do nisin zgjedhjet në çdo degë të partisë në të gjithë vendin.

"Ne sot mbledhim kryesinë dhe do përcaktojmë kalendarin për ristrukturim, zgjedhjet në çdo degë dhe seksion në gjithë territorin, duam ta mbyllim për një periudhë një apo dy mujore", vijoi Çollaku. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loku: 13/09/2023 23:12

    Na e shpifen keta parashikusit e ekraneve: Do kete arrestime Do te shpallen non grata Thirrje SPAK te arrestoje filanin. Thirrje SPAK te hetoje kete tjetrin. Nuk kan turp kur ja fusin kot dhe sdine asgje. Nuk kerkojne asnjehere ndjese per theniet publike te pasakta.

    Përgjigju
  • Italia si moter: 13/09/2023 19:01

    Me qe Rama nuk i ben publike beje ti si gjithmon qe flisni para kohe o te mjere ,po me ke kryetar krenoheni ju mor delenxhinj me kriminelin lulush qe i ka duar me gjak ,apo tradhetarin qe shiti detin ,apo per lobimin me rublat ruse .prandaj mos mbani shpresa nuk keni per te ardhur ne pushtet .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?