Kronikë

Nënshkruhet marrëveshja/ ADN e çunave të Londrës tashmë edhe në duart e policisë shqiptare

30 Nëntor 2021, 17:24| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 17:29

  • Share

Policia shqiptare do të ketë akses në gjithë databazën e ADN-s të shqiptarëve të dënuar në Britaninë e Madhe. Kjo marrëveshje u firmos në Londër nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe homologia e saj në Londër, Priti Patel.

Ministria angleze Priti Patel shkruan në Twitter se kjo marrëveshje ka për synim përshpejtimin e hetimeve penale.

“E lumtur që takova Bledi Çuçin këtë pasdite. Shqipëria është një partner kyç në trajtimin e disa prej sfidave më të mëdha me të cilat përballemi, nga migrimi i paligjshëm te krimi i organizuar. Sot ne nënshkruam një marrëveshje të re për të ndarë ADN-në mes forcave të rendit, për të përshpejtuar hetimet penale” shkruan Patel.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?