Nervozizmi, efektet në organizëm dhe si ta mbani nën kontroll

18 Shtator, 17:12| Përditesimi: 18 Shtator, 17:17

  • Share

Nervozizmi apo zemërimi, është një emocion që shpesh herë del edhe jashtë kontrollit. Mbajtja nën kontroll e tij kërkon një vullnet dhe përqendrim të fortë.

Në këtë artikull do të mësoni se si të mbani nën kontroll zemërimin dhe nervozizmin.

Meditoni

Gjatë një episodi zemërimi apo nervozizmi provoni të meditoni dhe të ndërgjegjësoheni për atë që po ndodh. Meditimi është një teknikë qetësimi për trurin dhe trupin. Uluni dhe përqendrohuni tek frymëmarrja. Mos e lini mendjen të ikë apo të fokusohet tek shqetësimet dhe e shkuara.

Frymëmarrja e thellë

Frymëmarrja duhet të jetë e kontrolluar për të qetësuar ndjenjën e nervozizmit. Një frymëmarrje e thellë dhe e kontrolluar ngadalëson rrahjet e zemrës, stabilizon tensionin e gjakut dhe qetëson organizmin. Vishni rroba të lehta dhe shtrihuni. Vendosini duart në zonën e barkut. Merrni frymë ngadalë dhe përpiquni të mbani zonën abdominale të relaksuar. Mbajeni frymën për disa sekonda dhe më pas lëshojeni atë nëpërmjet gojës. Përpiquni ta përsërisni këtë proces deri sa të kuptoni që zemërimi juaj është nën kontroll.

Topthi kundër Stresit

Një topth kundër stresit ju ndihmon të përballeni me një episod shpërthyes zemërimi. Nëpërmjet shtrëngimit dhe lëshimit të topthit dhe frymëmarrjes së thellë  ju vini në lëvizje disa muskuj dhe i qetësoni ato. 

Ecja

Ecja është një aktivitet fizik që ndihmon në mbajtjen nën kontroll të ankthit. Gjatë ecjes, trupi çliron endorfinë, një hormone që ju ndihmon të jeni të lumtur dhe pozitiv. Ecja e shpërqendron trurin nga ekstremiteti i reagimeve të forta emocionale.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?