A mund realizohet revolucion demokratik me njerëzit e foltores? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje duhet të analizojmë karakterin e individëve që i shkojnë sot pas Sali Berishës.
A janë idealistë apo servilë njerëzit që mbushin foltoren?
Ne nuk mund ti përgjithësojmë në mënyrë absolute turmën pasi ka disa personalitete, por mund parashtrojmë disa karakteristika të mungesës së integritetit të këtyre njerëzve, që provojnë se në rrethana të tjera ata nuk do mbronin idealet demokratike të partisë së tyre:
– ku ishin njerëzit e foltores kur Basha bëri marrëveshje me Edi Ramën në 17 Maj?
– ku ishin turmat e foltores kur dhjetëra liderë demokrat e quajtën Bashën besë-prerë përpara se ai të tradhtonte Berishën?
– ku ishin demokratët e foltores kur Basha tradhtonte kauzat dhe pasurohej?
– ku ishin këta që brohorasin “o Sali o hero”, kur Berisha e quante Bashën lider modern?
Që Lulzim Basha duhet largohet këtë nuk e vë në dyshim askush, por jo se e kërkon Berisha.
Lulzim Basha duhet largohej në mëngjesin e 26 prill, atëherë kur me turp humbi dhe shkatërroi opozitën, por ai nuk u largua sepse delegatët legena që sot i bashkohen foltores, ri-votuan sërish Lulzim Bashën.
Turma e foltores s’ka moral të thotë besë-prerë Lulzim Bashës, sepse ata duartrokitën Lulzimin në çdo pabesi që na bëri ne duke na tradhtuar dhe braktisur në luftën për një Shqipëri ndryshe.
Foltorja sot, ishte floktorja dje, e cila krehu bishtin e Lulzimit.
Foltorja duhet të na kërkoj të gjithëve ne, që kemi 5 vjet e quajmë Lulzim Bashën besë-prerë, por nuk na besonin.
Turma e foltores nuk u mblodh që të shporr Lulzimin kur ai humbi, por kur largoi Sali Berishën.
Ata janë pa shpresë dhe po sulmojnë një të mbaruar.
“BESA” kundër Saliut është kauzë dhe ngre frymë revolucuonere brenda partisë por jo për ndryshimin e Shqipërisë.
Që ta kuptoni sa karakter ka foltorja, mjafton ti jepni përgjigje pyetjes:
“Nëse Lulzim Basha do ishte kryeministër dhe do përjashtonte Berishën: A do merrnin pjesë ata në foltoren e Berishës, apo do lëpiheshin në kolltuqet e qeverisë Basha?”