Përplasje të forta ka pasur mes Ndrecës dhe Vokshit ditën e sotme në komisionin hetimor për “Sterilizimin”.
Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së nënkryetarit Plarent Ndreca, iku tha se në Komision nuk është vendi për të përdorur fjalor rruge.
Debatet në komision:
Plarent Ndreca: E mira është që të qetësoheni sepse jeni të karikuar për luftë, keni ardhur për të vënë molotov. Nëse doni të bëni rrugaçin kjo është gjë tjetër.
Albana Vokshi: Kujdes me fjalorin, si nuk të vjen turp, po flet më fjalor rruge.
Plarent Ndreca: Sa herë të gënjeni do t'ju themi prap.
Plarent Ndreca: Po më bënë presion, po bërë presion s'të njoh fare. Ti ti bësh presion mazhorancës s'ka shancë, më lini të flas.
Albana Vokshi: Nuk flet këtu dot me fjalor rruge.
Plarent Ndreca: Është shqipe e pastër
Albana Vokshi: Ik shko dil në rrugë, shko tregoje aty tek PS-ja këtë fjalor.
Plarent Ndreca: Më lini të flas me dhunë nuk fitoni gjë, ose jeni tek molotovi ose tek Kushtetuta, nëse keni ardhur të hidhni molotov në komision, harrojeni.
Lajmi kryesor:
'Keni ardhur për të hedhur molotov këtu', debate tek 'Sterilizimi', PD i bie tavolinave, s' i lejon të flasin! Deputetët e PS-së ikin! Vokshi: Po kërkoni ta uzurponi, përdorni gardën
S.B//ReportTv.al