Shpërthimi në Gërdec

Nesër 14 vite nga tragjedia e Gërdecit, askush në qeli! Procesi ende pezull në SPAK

14 Mars 2022, 11:08| Përditesimi: 14 Mars 2022, 11:12

  • Share

Në vigjilje të 14 viteve nga tragjedia e Gërdecit procesi mbetet pezull në SPAK. Prej tetorit 2021 Gjykata e Lartë i pranoi SPAK kërkesën për marrjen e pandehur të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Nga ai moment edhe pse SPAK njoftoi kryerjen e veprimeve dhe marrjen në pyetje të Mediut kjo ende nuk ka ndodhur. Dosja voluminoze prej 90 fashikuj e Gërdecit hetuar përgjatë 2008-2009 është tërhequr nga arkiva dhe ndodhet në SPAK. Për 26 viktimat dhe 300 të plagosurit nga shpërthimi askush nuk ndodhet në qeli.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar pak javë më parë rekursin e Fatmir Mediut për të mos u hetuar.  Apeli i GJKKO, më 24 shtator mori vendimin për rikthimin për hetim në SPAK të dosjes, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda. 13 vite pas tragjedisë, familjeve të viktima iu rikthyer shpresa se mund të marrin drejtësinë e munguar për familjarët e tyre. Apeli i GJKKO rrëzoi një vendim të mëparshëm të shkallës së parë, duke argumentuar se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.

Kujtojmë se SPAK tashmë ka rikfilluar me pyetjen e dëshmitarëve, trashëgimtarëve të viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia.  Pjese e ripyetjes do të jenë edhe ish zyrtaret e lartë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008. Zyrtari i parë që do të merret në pyetje është ish-ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ndër familjarët edhe Zamira Durda e cila kërkon që hetimet në Gërdec të behën edhe për korrupsion.

Në shpërthimin e Gërdecit më 15 mars të 2008 humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë.

Komento

Komente

  • faiku: 14/03/2022 14:33

    U vrane 26 njerez te pa fajshem, u hodh ne ere nje zone e tere dhe Sali non grata me Fatmir Gerdecin tallen....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?