Nesër raundi i dytë i primareve të Berishës, 6 bashki në balotazh! Në garë dy më të votuarit e së dielës së kaluar, zgjidhen kandidatët e 14 majit

10 Dhjetor 2022, 11:06| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 12:04

  • Share

Të dielën e 11 dhjetorit PD e Berishës zhvillon raundin e dytë të primareve, për të zgjedhur kandidatin zyrtar në 6 bashki që kaluan në balotazh.  Rivotim, tashmë mes dy kandidatëve që rezultuan më të votuarit në primaret e së dielës së kaluar do të ketë në bashkitë Fushë-Arrëz, Mirditë, Dibër, Fier, Librazhd e Mat.

Në Fushë Arrëz kandidatë janë Hilë Curri dhe Hilë Kola. Në Mirditë garojnë Albert Mëlyshi dhe Aleksandër Lala, në Dibër Ismail Uka dhe Besnik Halku, për Bashkinë Fier Etvar Kodheli dhe Artur Mahmutaj, për Librazhdin Shefki Çota dhe Aranit Leka, dhe në Bashkinë Mat kandidojnë Skënder Gjuci dhe Bukurosh Ballabani.

Në balotazh, më 4 dhjetor dolën edhe Tirana, Kruja e Saranda, por rivali me numër më të ulët votash dha dorëheqjen gjatë javës, duke zyrtarizuar kandidatë për zgjedhjet e 14 majit Belind Këlliçin në Tiranë, Agron Lokën në Krujë dhe Ardit Cikulin në Sarandë. 

Më 4 dhjetor, PD e Berishës zgjodhi kandidatët edhe për zgjedhjet në bashkitë e tjera. Për bashktië e mëdha, kandidojnë Bardh Spahia në Shkodër, në Elbasan Luçiano Boçi, në Durrës Igli Cara e në Korçë Ledina Aliolli.

Në 4 Bashki, Kuçovë, Përrenjas, Memaliaj e Skrapar janë zgjedhur kandidatët e Partisë së Lirisë, të cilëve sipas marrëveshjes Berisha-Meta fusha ju la e lirë. E ndonëse nesër Berisha përmbyll përzgjedhjen e kandidatëve për 14 majin, ai nuk ka kandidat në Himar, Dropull, Finiq e Pustec, të cilat tradicionalisht i lihen partive minoritare e Malësinë e Madhe, ku nuk arriti të nxirrte asnjë kandidat. 

Në kushtet kur tashmë ka gati kandidatët, Berisha ende nuk ka gati mënyrën sesi do të regjistrohet në zgjedhje, në kushtet kur me logon zyrtare Enkelejd Alibeaj do të regjistrojë, i ndarë nga ish kryeministri kandidatët e tij. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alfons: 10/12/2022 16:07

    A i lumte dora budallait,tani me syze je ber fix si gadafi ,mubaraku dhe si ata kolonelet e kongos.

    Përgjigju
  • BABULI TNGULI: 10/12/2022 14:37

    Si ka mundësi që Shqiptarët kan rën kaq posht që në vitin 2022 vazhdojn e meren me njē BASTARD si maloku kriminel hajdut psikopat IDJOT sali BAJGA. Ky njeri i ka bër shum keq kti vēndi mjeran si Shqipria e kta vazhdojn e meren me ktë krimb të ndyr di ky qenefi wc sali. Kjo trgon mjerimin e kti populli injorant.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?