Programacion

E Shtunë
12
Qershor
E Diel
13
Qershor
E Hënë
14
Qershor
E Martë
15
Qershor
E Mërkurë
16
Qershor
E Enjte
17
Qershor
E Premte
18
Qershor
E Shtunë
19
Qershor
E Diel
20
Qershor
E Hënë
21
Qershor
E Martë
22
Qershor
E Mërkurë
23
Qershor
E Enjte
24
Qershor
E Premte
25
Qershor
Politikë

Nesër Kongresi i PS, Balla shpalos agjendën, përshëndet Urdhrin Ekzekutiv të Biden: Berisha të heshtë! Zgjedhjet në PD? Mesa duket fiton Basha

11 Qershor, 11:09| Përditesimi: 11 Qershor, 17:20

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për mediat nga Selia rozë, shpalosi me pak fjalë axhendën e Kongresit të kësaj force politike që do të zhvillohet nesër në stadiumin 'Air Albania.

"Natyrshëm që është moment historik në rrugëtimin e PS e cila gjatë këtyre 30 viteve ka kontribut të veçantë në jetën politike të vendit. ED vetmja forcë që nuk i ka bërë asnjëherë  dëm interesave të vendit, por përkundrazi Kështu do të jetë pjesa e parë e Kongresit, do t'i dedikohet të gjithë këtij rrugëtimi 30 vjeçar. Natyrshëm do të ketë përshëndetje, mesazhe dhe pas pjesës që lidhet me 30 -vjetorin do të kalojmë në pjesën e dytë, prezantimi i vizionit tonë Shqipëria 2030, si dhe objektivat dhe programin tonë qeverisës që do të prezantojë Qeveria 'Rama 3' në shtator.  Më pas do të bëjmë një analizë të thellë të punës dhe më pas ratifikimi i vendimeve që ne kemi kaluar në Asamblenë Kombëtare", tha Balla.

Gjithashtu, Kreu i Grupit parlamentar të PS ka përshëndetur Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden për të futur Shqipërinë në listën e vendeve që u bllokohet pasuria në SHBA zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të korruptuar. Për komentin e ish-presidentit Sali Berisha i cili tha se urdhri i Biden ska lidhje me të, Balla tha se ishte qesharak. Ndërkaq i ka sugjeruar ish-kryeministri që të heshtë.

I pyetur për procesin zgjedhor brenda Partisë Demokratike, Balla duke shprehur edhe një herë angazhimin që prej shtatorit  të krijohet një dialog i ri politik me opozitën, tha se siç po duket Basha do të jetë serish kreu i PD-së. 

Në mungesë të kryetarit Edi Rama, i cili ishte nisur drejt Turqisë, PS mblodhi 10 ditë më parë online Asamblenë Kombëtare, ku u mor vendimi për zhvillimin e analizës së rezultateve në zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit 2021. PS doli forcë fituese në zgjedhjet e 25 prillit, e megjithatë kjo parti do të zhvillojë një analizë të detajuar të rezultatit të zgjedhjeve në të gjithë qarqet, që pritet të zgjasë 7 muaj. Analiza do të kalojë në tre faza përmes një komisioni të posaçëm ndërsa procesi do të nisë në 15 qershor të këtij viti,  deri në 15 Janar të 2022 në çdo nivel të partisë. Në fazën e parë do të zhvillohet një analizë për rezultatet e zgjedhjeve, në periudhën 15 qershor deri më 15 nëntor. Brenda kësaj faze do të zgjidhen edhe bashkë-drejtuesit e rinj të organizatave socialiste. Faza e dytë do të përqendrohet në analizën për rezultatet e zgjedhjeve në Këshillat Socialiste të Njësive Administrative që do të zhvillohen në periudhën 15 nëntor deri më 15 dhjetor 2021. Në fazën e tretë do të bëhet një analizë  për rezultatet zgjedhore në Asambletë Socialiste të bashkive dhe shkallë qarku, në periudhën 15 dhjetor deri më 15 Janar 2022 dhe zgjedhja e kryetarëve të PS në nivel bashkie. Gjithashtu në Asamble u miratuan disa vendime që pritet të konfirmohen nesër edhe nga Kongresi. 

Vendimet e Asamblesë Kombëtare që pritet të miratohen nesër nga Kongresi: Mbajtjen e zgjedhjeve të reja në strukturat vendore të partisë, zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti, përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë dhe miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021.

 

Ora 11:31
Urdhri i Biden për bllokimin e pasurive të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar, Balla: E përshëndes, një akt i mirëpritur! Berisha më mirë të heshtë

Kreu i Grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka përshëndetur urdhrin Ekzekutiv të Joe Biden për të futur Shqipërinë në listën e vendeve që u bllokohet pasuria në SHBA zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të korruptuar që janë  futur në listën e zezë. Për komentin e ish-presidentit Sali Berisha i cili tha se urdhri i Biden ska lidhje me të, Balla tha se ishte qesharak. Ndërkaq i ka sugjeruar ish-kryeministri që të heshtë.

“Unë e përshëndes vendimikn e SHBA, të gjitha vendet e tjera dhe ballkani perëndimor janë në atë listë. Edhe kontrolli financiar i SHBA përkundrejt një lufte të përbashkët me SHBA është një akt i mirëpritur. Qesharak më është dukur reagimi i atyre që janë të shpallur si persona të identifikuar nga SHBa që kanë kontribut negativ në dobësimin ne luftës së korrupsionit, u sugjeroj të heshtin. Falenderoj SHBa për mbështetjen ndaj shqipërisë në çuarjen përpara të reformës në drejtësi”, tha Balla.

Ora 11:26
Balla: Nga nesër fillon përgatitja e PS për fitoren e mandatit të 4! Mesa duket Basha do rizgjidhet në krye të PD, në shtator vazhdojmë dialogun, të çojmë para reformat

Kreu i Grupit parlamentar të PS Taulant Balla në një deklaratë për medie tha se nga nesër që mbahet Kongresi i partisë, fillon përgatitja për mandatin e 4 të kësaj force politike. Duke theksuar se prej shtatorit do të krijohet një dialog i ri politik me opozitën, Balla tha se sipas tij duket se kryedemokrati Lulzim Basha do të zgjidhet sërish në krye të PD. Pr deklaratat e Bashës i cili thotë se nuk do të bashkëpunojë me mazhorancën, Balla thotë se nuk beson të ndodhë një gjë e tillë.

“15 janari i vitit 2022 për të garnatuar se në pranverën  e vitit 2022 e gjithë struktura e PS ti përgjigjet pritshëmrisë së kryetarit Rama dhe të gjithë kolegëve të tjerë që kemi nderin të jemi drejtues rajonalë të PS në përgatitje te zgjedhejve vendore 2023.  Nesër mblidhet organizmi më i rëndësishëm siç është kongresi. Fazë pas faze, do jetë gjithçka, aty do jemi të gjithë . Nesër ne socialistët kemi festë, pjesën e parë jo si festë por si rikujtim i të gjithë vlerave personaliteteve të gjithë atyre që kontribuan në krijimin e kësaj force politike. Kemi vetëm kontribute pozitive në rrugëtimin europian.

Nesër ka peshë dhe fjala e zotit Rama. Prej sot fillojmë përgatitjen tonë prej sot për të fituar mandatin e 4.  Një parti politike si e jona hyn në çdo palë zgjedhje për të fituar, fokusi do jetë te programi qeverisës dhe reformat, rishprehja e vullnetit për një frymë të re politike prej shtatorit. Të krijojmë një dialog konstruktiv në dobi ntë interesave të vendit. 2021 është i rëndësishëm, brenda këtij viti do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Frymë të re dhe komunikim të ri me opozitën. Ne në shtator duhet që në legjislaturën e re të kuvendit do kemi mundësi  të krijojmë mundësi të reja komunikimi.  Kemi dakordësi me PD, kujtoj disa refoma, edhe Basha mesa duket do rizgjidhet nesër, prapë do të ulemi në tavolinë që ti çojmë para reformat.  Ditën që kur e zgjedh vetë kundërshtarin, atëhere shko diku tjetër. Në këtë fushë institucionale përballë PD është PS dhe grupi parlamentar. Kemi gjithë dëshirën për këto ura komunikimi.

Nëse dëshiron ose jo, këtë rrugë e ka provuar, rrugën e bojkotit, moskomunikimit, mungesën e  dialogut, pas kalimit të etheve të së dielës që lidhen me procesin zgjedhor të PD, mendoj që Basha do e kuptojë që kundërshtari i tij politik jemi ne, por në fund të fundit jemi shqiptarë. Ato që presin shqiptarët është të ngremë një komunikim të ri, në një vit kur Shqipëria ka nisur negociatat për tu anëtarësuar në BE. Besoj në këtë këndvështrim bie ajo që Basha nuk pranon, se besoj që s’do pranojë”, tha Balla.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër një rikthimi të Sali Berishës në krye të PD?