Nesër Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha, pritet votimi i një mocioni mos-besimi për shkarkimin e Bashës! Policia plan masash! Në terren dhe Garda e Republikës

10 Dhjetor 2021, 15:49| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 18:47

  • Share

Nën moton ‘Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar’ Sali Berisha mbledh të shtunën Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ditë e cila sipas tij do të shënojë rithemelimin e PD.

Mikpritja e demokratëve do të bëhet në stadiumin ‘Air Albania’, ku po përgatitet ngritja e një podiumi, në të cilin do të mbajnë njëri pas tjetrit fjalën për rreth 5 orë ish lideri i PD dhe ish themelues të saj, delegatë dhe ata që u bënë pjesë e grupit që hartoi draft-statutin e ri.

Delegatët do kenë zonën e tyre të ndarë, por pjesa tjetër e stadiumit ‘Air Albania’ do jetë e hapur për gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike që duan t’i bashkëngjiten punimeve të Kuvendit. 

Punimet do të nisin në orën 10:00, ndërsa që në nisje do të bëhet verifikimi i mandateve të delegatëve, të cilët më pas do të duhet të votojnë disa qendra votimi të ngritura rreth stadiumit për propozimet e Berishës.

Verifikimi i delegatëve do të bëhet në mënyrë elektronike, përmes një karte me të cilën ata janë pajisur paraprakisht. Do të jenë grupe të rinjsh që do të checkojnë fillimisht kartat elektronikisht.

Mbi kartë janë të shënuara emër, atësi, mbiemri dhe pozicioni politik në parti ose degë i delegatëve, por edhe një kod sigurie që do ti  mundësojë Komisionit të Verifikimit të mandateve që do të ngrihet po nesër në kuvend për verifikimin e tyre lehtësisht.

Në Kuvend do të propozohen disa ndryshime statutore, për të cilat ka punuar një grup ekspertësh që iu bashkuan Sali Berishës, si Arben Ristani dhe Oerd Bylykbashi.

Dy më të rëndësishmet, miratimi i Nenit ‘Basha’ që përcakton se kryetari shkarkohet automatikisht nëse humb zgjedhjet e përgjithshme ose kalon në votëbesim nëse humbet ato lokale, dhe pëfshirja e anëtarësisë në marrjen e vendimeve nëpërmjet referendumit.

Nesër pritet që nëse ka kuorum, të votohet një mocion mos-besimi për Bashën, pra për ta shkarkuar. Organizatorët pohuan për report Tv se nëse miratohet shkarkimi, do të ngrihet një komision që do të marrë drejtimin e partisë.

 

Ora 18:44
Nesër Kuvendi i Berishës/ Policia plan masash! Në terren dhe Garda e Republikës

1638999610_SaliBerisha8.jpg

Policia do të jetë në gatishmëri nëse do të ketë tentativë për trazira ditën e nesërme në Kuvendin e Sali Berishës. Report Tv ka deklaruar se do të ketë mjete dhe forca shtesë, po ndërhyrje do të ketë vetëm nëse do të jetë e nevojshme. Ndërkohë, të pranishëm do të jetë edhe Garda e Republikës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?