Noka djeg manekinet ne oborrin e kuvendit

Nesër Kuvendi pa deputetët e përjashtuar të PD, Opozita vijon aksionin, Bardhi: S'i nënshtrohemi aktit antikushtetues! Do të votohet raporti i KLSH-së

9 Tetor, 17:08| Përditesimi: 9 Tetor, 17:31

  • Share

Tirane- Kuvendi do të mblidhet nesër në seancë parlamentare. Seanca është caktuar të mbahet në orën 10:00 ndërkohë deputetët e PD-së kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin opozitar atë të 'mosbindjes civile'.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi sot se, aksioni opozitar do të vijojë, ndërsa siguroi se nesër deputetët e përjashtuar të opozitës do të shkojnë në seancë.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bardhi u shpreh mesditën e sotme se, “PD e konsideron veprimin e mazhorancës ndaj deputetëve të opozitës si akt provokimi të papranueshëm dhe sigurisht askush nga deputetët tanë nuk mund t’i nënshtrohet vendimeve personale në një shtet që Edi Rama e ka shndërruar në shtet personal”.

“Të dënosh deputetët pa ligj, të përjashtosh gjysmën e grupit parlamentar të opozitës nga Kuvendi. T’ i detyrosh ata që praktikisht në 2 muaj të mos kenë mundësi për të ushtruar mandatin e tyre është një akt antikushtetues të cilit ne kemi vendosur të mos i nënshtrohemi dhe pa diskutim që nesër të gjithë do të jemi në seancë plenare”

“Padyshim që Edi Rama mund të na vërë përballë ushtrinë, policinë, siç ja ka vënë në fakt çdo qytetari që nuk i nënshtrohet urdhrave arbitrare antiligjore të kësaj mazhorance, mund t’ia vendosë edhe deputetëve të opozitës”, theksoi Bardhi.

24 deputetë u përjashtuan nga akviteti parlamentar për një periudhë 40 ditore deri në 2 muaj pas seancës plenare të 30 shtatorit. 

Seanca plenare
Parlamenti ka bërë publike rendin e ditës, ku ndër të tjera do të hidhet për votim dhe raporti për veprimtarinë vjetore të KLSH-së për vitin 2023. Pritet të jetë dhe interpelanca me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro kërkuar nga deputeti Agron Shehaj. Do të hidhet për votim edhe Violanda Theodhori që u zgjodh me short si anëtare e re në Këshillin e Lartë Gjyqësor nga radhët e shoqërisë civile, ndërsa gara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë futet në një procedurë formale me vetëm një kandidat, Erjon Fejzullën.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?