Nesër kuvendi voton për heqjen e imunitetit të Berishës, Valteri: Më ka ardhur SMS për të qenë prezent në protestë! Ja çfarë shkruhet

20 Dhjetor 2023, 18:09| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 22:43

  • Share

Ndërsa nesër në Kuvend zhvillohet votimi për arrestimin e Sali Berishës ky i fundit ka thirrur protestë duke bërë ndoshta përpjekjen e fundit për të ndryshuar "fatin e tij". Ish-deputeti Halit Valteri, i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj ka lexuar mesazhin që i kanë dërguar për të marrë pjesë në protestë.

“Fillimi i fundit politik të Sali Berishës është diçka që është parashikuar nga të gjithë ata që e njohin politikën dhe se çfarë ka bërë Berisha me pushtetin sa herë ka pasur diçka në dorë. Nesër Berisha do bëjë atë që di të bëjë më mirë, kaosin, rrëmujën. Në celularët tonë qarkullojë qindra SMS nga numra të ndryshëm .

 “PD i bën thirrje demokratëve shqiptarë ti bashkohen protestës në 21 dhjetor ora 09:00 para parlamentit në mbrojtje të të drejtave të mohuara, o sot o kurrë”, thuhet në mesazh.

Këtë nuk kuptoj kujt i është mohuar e drejta. Një njeri që ka qenë kryeministër akuzohet për korrupsion, i shpallur non grata  nga partnerët. Një njeri që ka rrezik destabiliteti dhe minimi të demokracisë në rajon dhe këtë gjë do të bëjë dhe nesër. Do tu tregojë shqiptarëve se ai është gati të djegë të vrasë çdokënd e gjithçka vetëm që të mbrojë veten”, tha Valteri.

Për Valterin largimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës nga skena politike favorizon partitë e vogla opozitare.

“Largimi i Berishës dhe Metës nga ana e drejtësisë... sepse dëliri që kanë këta është i frikshëm. O Saliu o vajza e Saliut në krye, jo mor jo...Largimi i Berishës favorizon vetëm partitë e vogla opozitare që nuk janë dakord me qeverinë. Çdolloj force që lind e re apo është e vjetër për shkak të moshës por ka drejtues të rinj politik i bën mirë Shqipërisë me largimin e Berishës.

Parlamenti i Shqipërisë nuk ka një këngëtar një futbollist një njeri që merret me sportin por duhet të jesh i mbështetur nga bandat kriminale që të fitosh në fushatë. Në parlamentet e tjera ke të të gjitha fushave këtu jo. S’ke një inxhinier...”

Ora 18:30
Halit Valteri: Për Metën thonë se bën tre orë gjumë natën, ka lidhur kokën me peshqir! Është limon i shtrydhur

 

Ish-deputeti Halit Valteri në "Studio Live" në Report Tv ka bërë një koment dhe për kreun e Partisë së Lirisë i cili gjithashtu është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për aferën CEZ-DIA.

“Thonë se bën tre orë gjumë natën dhe ka lidhur kokën me peshqir. Thonë që s’i ka mirë  punët, për ato që ka katranosur. E ke parë që kur la mandatin e presidentit edhe në 2023 pak shoë politik. Është cikël i mbyllur ka kry punë. Është limon i shtrydhur. Nuk ka çfarë të japë më. Janë miliarda euro që i kanë të investuara. Nuk largohen dot nga ky vend. Nesër ndahet shapi nga sheqeri do kesh një tufë njerëzish”, shtoi ai duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Arbër Hitaj.

Ora 17:53
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Shabani: Ikja e tij bekim për PD-në e Shqipërinë! Po bën përpëlitjet e fundit për të mos pranuar fatin e tij

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani në një lidhje me skype për “Studio Live” në Report Tv me Arbër Hitajn deklaroi se ndëshkimi i Sali Berishës nga drejtësia tregon sipas tij se “Shqipëria po çlirohet”.

“Ikja e Berishës bekim për PD-në dhe Shqipërinë”, tha ai.

“Që në 90 këta njerëz kanë marrë gjëra që nuk u takojnë. Kanë zaptuar një subjekt politik. Sali Berisha nuk është i vetmi. Aty te Gjiri i Lalzit ka shokë. Në 30 vjet kanë marrë prona që nuk u takojnë dhe sot duhet të na kthejnë ato gjëra që nuk u takojnë”, tha ai.

Shabani u shpreh se sjelljes së Sali Berishës që nuk njeh drejtësi po i vjen fundi.

“Është lajm pozitiv, jo për mua për Halitin dhe Flogertin por për Shqipërinë. Është një periudhë politike një epokë që ka zgjatur shumë. Tani jemi të fundit fare në ballkan që po ndërrojmë klasën politike. Berisha Rama kanë takuar presidentë amerikanë që kanë ardhur dhe kanë ikur presidentë francezë të vendeve të tjera. Ata vijnë dhe ikin këta kanë qëndruar aty. Këta nuk kanë ndërtuar një vend demokratik. Berisha jo vetëm që vrau njerëz në 21 janar por doli e tha unë i urdhërova... sikur të ishte lideri i një tribuje. I njëjti njeri sot vazhdon të sillet njësoj sikur nuk njeh drejtësi prokurori.

Pa shkuar këta në burg pa u ndëshkuar këta, pa u larguar këta nga skena politike vendi nuk mund të jetë i lirë për të ecur përpara.  Berisha është i pari, Meta do ti vijë pas, do i vijë koha dhe Ramës.”

Protestën e thirrur nesër nga Berisha ndërsa pritet që Kuvendi të votojë për heqjen e imunitetit të tij, Shabani e shikon si përpjekjen e fundit të një njeriu që nuk pranon fatin e vetë.

“Fakti që ai po ndëshkohet tregon se Shqipëria po cclirohet. Kjo Shqipëri ka ditur të bëjë pa Skënderbeun dhe Ismail Qemalin dhe do të dijë të bëjë dhe pa këta. Unë e shoh si zhvillim pozitiv. Këta janë përpëlitjet e fundit të një njeriu  që refuzon fatin e vet. I ka ardhur fati në derë”, tha ai.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?