TIRANE-Sulltan Novruzi është një ditë e rëndësishme për besimtarët bektashinj. Ndonëse kjo festë i ka bashkuar më shumë, këtë vit ata do duhet ta festojnë secili në banesat dhe familjet e tyre, për shkak të masave të marra në kuadër të përhapjes së koronavirus. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Mondi, në një intervistë për Report tv, u bëri thirrje besimtarëve bektashinj të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të festojnë pranë familjes duke respektuar higjienën.
“Besimtarëve u jam drejtuar me mesazhe që festën e Sulltan Novruzit ta kalojnë në shtëpitë e tyre duke respektuar të gjitha ligjet, sepse qeveria është vullneti i zotit në tokë. Të zbatohen të gjitha rregullat e higjienës dhe të jemi të kujdesshëm në veprimet që bëjmë. Nesër në 11 do të jap një lutje të përgjithshme si zakonisht, por pa njerëz, duke dëgjuar në media në shtëpitë e tyre”, tha Baba Mondi.
Baba Mondi bën thirrje për mirëkuptim nga ana e njerëzve referuar masave të marra për izolim dhe u drejton një thirrje politikanëve të qëndrojnë të bashkuar për hir të mirëqenies së popullit shqiptar. “Masat janë shumë të rrepta dhe shumë të vështira për t'u zbatuar se njerëzit janë mësuar me rutinën e përditshme, por duhet të kuptojnë që masat janë marrë për ata, për të mbrojtur shëndetin e njeriut. U bëj thirrje jo vetëm popullit por edhe politikanëve që siç e kemi parë janë bashkuar këto ditë bashkërisht për të përballuar këtë situatë të emergjencës së lartë dhe të paparashikuar”, shprehet Baba Mondi.
Pas përhapjes së Covid 19 Kryegjyshata botërore mori vendim që në të gjitha mjediset çdo lloj veprimtarie fetare e cila konsiston në bashkimin apo afrimin fizik të besimtarëve dhe që bie ndesh me vendimet e qeverisë shqiptare lidhur me këtë rast.
SHABAN DMTH MUAJ GUSHT PRA GUSHTO:e para te dh emrin e arabithit.e dyta mos komento.e treta babole Mondi ish oficer lereni te pije nje gote raki e te bej ndonje lek.
PërgjigjuSULLTANI ESHTE PER TURQIT JO PER SHQIPTARET.NE DJALL VAFSHI .
Përgjigjuhoxhallaret dhe prifterite te nxjerrin arin dhe paret qe i kan te ruajtura dhe te bejne spitale dhe ndihma per ato qe kane nevoje,lutjet dhe te falurat sbejne pune ka ik ajo kohe qe keni genjyer njerzimin jeni bere shume qesharake dhe bakterje e keqe e njerzimit
PërgjigjuShaban e di qe falesh dhe ngre vithet perpjete si musliman , Nese e don pergjigjen nga une, zot ska pasur edhe kurre mos mendo se ka. Nese thua ka me lajmero mua dhe ta shoh te gjalle. Nese eshte e vertete Do ta vras vehten Kapish
PërgjigjuShaban, paske mësuar të përdorësh teknologji. Shiko pyet mirë se mos nuk t'a lejon Perëndia.
Ai qe nxjerr diellin cdo mengjes te ka lajmeruar. Ai qe rrit pemet te ka lajmeruar. Ai qe hedh shiun te ka lajmeruar.
Hey baba Mondi Tani e morem vesht se paskemi nje zot ne toke dhe nje ne Qiell Epo do ta degjojme ate te tokes Po pse si mbledh njerezit ne Toke dhe lidhemi me njeri tjetrin dhe e shikojme ate zotin e tokes te gjalle qe kam enderruar per jete Po ishala kemi fat te shohimate te Qiellit kur te zhvendosemi ne ndonje planet tjeter Petlla dhe chasude plot Rvani e bakllava plot ne Qiell do haje me paster nuk infektohet Ushqimi Faleminderit baba Mondi
PërgjigjuEdhe hajvanet e dine qe ka nje zot por ti ende se ke kuptuar o toc.