Politikë

Nesër parlamenti voton për shkarkimin e Metës, Klotilda Bushka: Në analizë, edhe shkresat! Drejtësia të hetojë nëse ka vepër penale! Frrok Çupi: PD, si grup terrorist

8 Qershor 2021, 16:31| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 17:19

  • Share

Klotilda Bushka anëtarja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta tha gjatë një intervistë për Report Tv se tashmë topi i kalon organeve të drejtësisë për të hetuar nëse presidenti ka kryer vepër penale.

"Si komison kemi hetuar shkeljet  kushtetuese të kryera nga Prsidenti,  ndërsa isnitucuionet hetimore mund ta analizojne me tej per treguar nese përben vepër penale. Kodi thot që nuk ka nevoje të sjell pasoja mjafton të nxitet, megjithate ne kemi jetuar në kuadrun e shkeljev te renda te kushtetutes, pasi është shkelur betimi i presidentit në këto deklarata.Komisioni ka kryer gjithe fazat proceduriale për t’i dhënë  mundësi presidentit për tu paraqitur", tha Bushka.

Hetimet e kryera nga komisioni hetimor, Bushka thotë se nuk janë fokusuar vetëm te deklaratat publike të Metës, por edhe në veprimet e  tij të materalizuara në shkresa të ndryshme në këto kohë.

"Në kuadër të pretendimeve kemi bërë një hetim të gjerë të gjithanshëm duke iu referuar jo vetëm deklaratave të Metës dhe komenteve gjatë fushatës përfshirë dhe heshtjen zgjedhore, por edhe veprimeve të tij të materalizuara në shkresa të ndryshme në këto kohë që lidhen me pretendimet që ngrihen në kërkesë. Komisioni ka bërë një proces që sipas kushtetutës është proces teknik ligjor. Ka nxjerrë gjetjet dhe konkluzionet. Seanca plenare e cila është dhe hallka e fundit e këtij procesi që ka një natyrë vendimarrje politike. Në analizë në proces hetimor janë marrë jo vetëm deklaratra publike por dhe shkresa drejtuar institucioneve të nxjerra nga Meta edhe në lidhje me procesin zgjedhor por mënyra si komunikon me këto institucione", shtoi Bushka.

Shkeljet e rënda, sipas Bushkës kanë të bëjnë me rolin kryesor të kreut të shtetit, që është përfaqësuesi i unitetit të popullit.

"Kanë të bëjnë me atë që quhet roli kryesor i kreut të shtetit, që është përfaqësuesi i unitetit të popullit. Kjo mbar një kriter të rëndësishëm që ka të bëjë me asnjanësi. Një nga shkeljet kryesore është mosrespektimi i rolit si përfaëqësues i unitetit të të popullit. Meta e ka shkelur asnjanësinë se ka qenë në një rol aktiv në fushatë duke u kërkuar qytetarëve të mos votonin një forcë të caktuar. Janë shkelur detyrimet e betimit të presidentit", tha më tej ajo.

Për Analistin Frrok Cupi, Meta duhej shkarkuar më nismën e parë, pasi kështu do të shmangeshin shkeljet e kushtetutës dhe thirrjet kriminale.

"Nese meta do të ishte shkarkuar me iniciativën e parë, nuk do të kishte kryer aq krime presidenciale dhe aq të rënda. Pasi, kur lexon argumentet për shkarkimin e presidentit të mbahet fryma.Ai ka bërë thirrrje kriminale, Ka akuzuar amerikën si shtet qe vret presidentet. Sot është vonë per ta shkarkuar presidentin", tha Çupi.

Analisti Cupi foli edhe për zhvillimet në partinë demokratike

"PD është në kurth të madh që ë kan ndërtuar vetë, është parti pa ideologji. Do të zgjedh atë që kishte dhe do të jetë ajo që është. Partinë Demokratike ose e mer Berisha pas vetes dhe  e shaktërron fare".

Për Cupin, çlirimi i vendit nga njerzit e Korruptuar i hapën rrugë integrimit të vendit në BE.

"Procesi që po ndodh është procesi i drejtesisë. Marim edhe rastet e tjera si Rumani Bullgari, apo Egjipi që këto vende sapo u liruan nga Tiranët e tyre, nga monstrat e korrupsionit jan bashkuar në BE. Pasi në europë nuk mund të shkohet me një drejtesi të cunguar e që bllokohet nga liderët e korruputa".

Shqipëria do të presë samitin e ardhshëm të Liderëve të Ballkanit Perëndimor i cili do të zhvillohet më 10 qershor, në Pallatin e Brigadave. Samiti do të drejtohet nga Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Samiti vjen vetëm 2 javë para vendimit të Brukselit për nisjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?