Ditën e nesërme do të zhvillohet seanca e parë plenare që pas situatës së krijuar nga koronavirus në Shqipëri. Ligjvënësit do të votojnë një sërë çështjesh të rëndësishme në masa të forta sigurie.
Duke qenë se në seancë plenare lejohen të marrin pjesë të gjithë deputetët, Kuvendi do sigurojë që deputetët dhe administrata të jenë të pajisur me maska dhe doreza. Për këtë arsye është hapur tenderi për “Blerje pajisje dhe materiale në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19”
Kuvendi kërkon të blejë 250 copë material denzifektantë, xhel për duart, vitaminë E, Aloe Vera, trietsnolamine dhe alkoletilik. Po ashtu edhe 180 maska të cilët të bllokojnë të paktën 95% të grimcave.
Kuvendi ka lajmëruar se para seancës, të gjithë të pranishmëve do t'u matet temperatura nga stafi i posaçëm mjekësor.
Ndërkohë, punonjësit e gardës dhe administratës do të jenë me numër të kufizuar.
Shpërndarja në Kuvend e deputetëve do të bëhet edhe në disa në lozha duke shfrytëzuar do ambient të sallës për të pasur sa më shumë distancë. Asnjë prej deputetëve nuk do të flasë në foltore.
Ndërkohë gazetarët nuk do të jenë të pranishëm, pasi sinjali do të merret nga RTSH-ja.
Shfaqje banale... ku ndyen diren virusi me ta... ata jane si viruse vete... semundja e ketij vendi jane ...!!
Përgjigju