Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papën Leone XIV mëngjesin e sotëm, gjatë së cilës e ka ftuar atë për një vizitë në Izrael. Lajmi raportohet nga portali izraelit Ynet. Gjatë bisedës, Netanyahu e ka informuar Atin e Shenjtë se po punohet intensivisht për lirimin e pengjeve që ndodhen ende në Rripin e Gazës dhe se negociatat ndodhen në një fazë të avancuar. “Jemi pranë një marrëveshjeje”, ka deklaruar ai sipas burimeve të Canale 12.
Një burim izraelit i njohur me zhvillimet ka pohuar për median se negociatat po ecin në mënyrë pozitive. Sipas tij, mbrëmjen e kaluar ndërmjetësit ndërkombëtarë paraqitën një propozim të ri për palët, dhe aktualisht Izraeli është në pritje të përgjigjes nga Hamasi.
Kjo lëvizje diplomatike ndodh në një moment të ndjeshëm, pas sulmit ajror të ushtrisë izraelite ndaj të vetmes kishë katolike në Rripin e Gazës ditën e djeshme – një ngjarje që ka ngjallur reagime të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar.
Ndërkohë, në terren, solidariteti me popullsinë civile vazhdon: patriarku latin i Jerusalemit, kardinali Pierbattista Pizzaballa, së bashku me patriarkun greko-ortodoks Teofili III, po udhëheqin një operacion humanitar që përfshin shpërndarjen e 500 tonëve ndihma për banorët e Gazës.
Komente

A dote guxoj papa te pranoj ftesen e Hitlerit te dyte nese eshte njeri nuk dota pranon por nese eshte i njejti kafshe dota pranoj por ne disa vende dote humbas besimin por Amerikaneve nuk ju intereson besimi por Interesi.
Përgjigju