Netanyahu: Të hapur për pauza të shkurtra taktike në Gaza, marrim përgjegjësinë për sigurinë

7 Nëntor 2023, 12:02
  • Share

1697378255_benjaminnetanyahu.JPG

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se Izraeli do të shqyrtojë mundësinë për "pauza të shkurtra taktike" në luftimet në Gazë, për të lehtësuar hyrjen e ndihmave humanitare ose për të lejuar daljen e pengjeve të mbajtura nga militantët e Hamasit.

Por udhëheqësi izraelit përsëriti refuzimin e vendit të tij për një armëpushim të plotë nëse nuk lirohen të gjithë personat që mbahen peng nga Hamasi. Netanyahu i bëri komentet në një intervistë për televizionin amerikan ABC gjatë së cilës u pyet se kush duhet ta qeverisë Gazën pas përfundimit të luftimeve.

"Unë mendoj se Izraeli do të ketë për një periudhë të pacaktuar përgjegjësinë për sigurinë e përgjithshme, sepse e kemi parë se çfarë ndodh kur nuk e kemi ne atë përgjegjësi", tha Netanyahu.

I pyetur nëse ai ishte i hapur për një pauzë humanitare në Gaza, Netanyahu tha:

“Nuk do të ketë armëpushim, nuk do të ketë armëpushim të përgjithshëm në Gaza pa lirimin e pengjeve tona. Për sa i përket pauzave të shkurtra taktike, ne i kemi pasur ato edhe më parë. Besoj se do të veprojmë në përputhje me rrethanat, në mënyrë që të mundësojmë hyrjen e mallrave humanitare, ose daljen e pengjeve”.

Ndërkohë gjatë telefonatës së tij të hënën me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Presidenti Joe Biden nuk arriti një marrëveshje mbi nevojën për një pauzë humanitare të luftës Izrael-Hamas.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Goditet autokolona humanitare e Kryqit të Kuq! SHBA: Jo ripushtimit të Rripit nga Izraeli, Gaza do të mbetet palestineze


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?