33 autorë nga vende të ndryshme të botës janë pjesëmarrës këtë vit në edicionin “Netët Korçare të Poezisë”.
Gjatë këtij aktiviteti që po mbahet në qytetin e Korçës do të botohet edhe një antologji, ku libri me poezitë e të gjithë autorëve pjesëmarrës do të jetë në shqip edhe anglisht.
Pjesë të Festivali të poezive më një traditë 28-vjeçarejanë edhe shkrimtarë të huaj. Tema e këtij viti e netëve të poezisë korçare është “Një diell i ri” nga Asdreni, një prej poetëve më të mëdhenj të Rilindjes.
Juria e drejtuar nga Entela Kasi me anëtarë poetin e studiuesin zviceran Rafael Neëman si dhe studiuesen e poeten Erenestina Halili do të përzgjedhë 5 nga krijimtaritë që do të prezantohen në festival.