Foto ilustruese

Nevojë urgjente, largimi i xhambazëve nga policia

11 Tetor 2022, 18:16| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 18:17

  • Share

Vettingu në Policinë e Shtetit duhet të vazhdojë pas një periudhe ndalese. Kjo për faktin sepse, duhen larguar të gjithë xhambazët e mbetur në rradhët e uniformave blu. Reforma më e thellë në Policinë e Shtetit, është bërë në 4 vitet e fundit, duke sjellë rezultate shumë pozitive. Janë “sterilizuar” strukturat e saj, dhe ka ardhur një frymë e re. Profesionalizmi, mbetet pika kyçe, nga ku drejtori i ri i Policisë Shtetit zoti Rrumbullaku po ngulmon në ushtrimin e funksioneve të tij.

 Por konstatoj se, në posta, komisariate dhe drejtori në qarqe, ka akoma xhambazë, ka akoma policë që kanë hyrë e dalë me dhjetra herë nga rradhët e Policisë Shtetit, aq sa thuhet se “këta kanë blerë përjetësisht vendin e punës”. Ka mes tyre barkëmëdhenj dhe qafëtrashë, që të vetmen punë që bëjnë, është gjezdisja varravingo me automjetet e Policisë Shtetit,ndalimi  dhe gjobitja e ndonjë hallexhiu, dhe përkulja me nderim i ndonjë të “forti” që i mbush bagazhin me birra dhe xhapin me lekë. Kjo situatë duhet të marrë fund.

Ashtu siç duhet të marrë fund qëndrimi i një kaste xhambazësh, që nuk plotësojnë asnjë kriter elementar, për të mbajtur uniformën. Ky kontigjent, është i përlyer me korrupsionin, ka lidhje me rrugaçët dhe elementë kriminalë. Dhe faktet e muajve të fundit, kanë treguar se tentakulat e krimit kanë shtrirjen e tyre, nga policët e thjeshtë, deri në emra drejtues të strukturave në komisariate dhe drejtori.

Ata njollosin emrin e mirë të policit, ata damkosin imazhin e mirë që Policia e Shtetit ka tek qytetarët, ata shkelin barazinë mes qytetarëve, shkelin ligjin, bëjnë pazare dhe pasurohen me para të pista. Vettingu në Policinë e Shtetit, duhet të rinisë me urgjencë. Çdo ditë e humbur, shton koston për rendin, qetësinë, qytetarët, duke rënduar imazhin e uniformave blu. Policia e Shtetit, mbetet e përkushtuar në përmbushjen e misionit të saj, në luftën ndaj krimit ordiner dhe atij të organizuar. Sot Policia e Shtetit, ka një staf drejtuesish profesionistë, të cilët kanë treguar me vepra se dinë dhe realizojnë operacione dhe goditje preçize ndaj grupeve kriminale.

Një Shqipëri anëtare e Bashkimit Europian, nuk mund të prezantohet në dogana dhe ambiente publike me policë, që nuk mbajnë dot as uniformën e tyre. Ata shpesh janë bërë objekt i fotografimeve dhe filmimeve nga qytetarët dhe turistët e huaj, për sjellje dhe veprime të pahijshme apo dhe shkelje ligjore. Largimi i xhambazëve të mbetur skutave të Policisë Shtetit në Tiranë apo komisariatet e rretheve, është një nevojë urgjente, pasi do të spastronte strukturat nga të korruptuarit, të pashkolluarit, dhe të inkriminuarit. Zoti Rrumbullaku e ka nisur detyrën e lartë me “këmbë të mbarë” pas emërimeve të fundit, gjë e cila ka ringjallur shpresën dhe besimin për thellimin e reformimit  të plotë të strukturave në Policinë e Shtetit.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lulzim Ibrahimi: 11/10/2022 20:06

    Po u hoqen xhambazet do mbeten shume pak police ne detyre

    Përgjigju
  • Kola: 11/10/2022 19:43

    E ka shum te veshtire me keto bandita dhe hajduter policesh te eci perpara.ka police qe jane blinduar neper dogana dhe qe jane bere milionere.

    Përgjigju
  • Artan: 11/10/2022 19:34

    Mire e ke ti Artur Ajazi por keta nuk e kane me te vrtete Vetingyn.Tek Vettingi ne polici ka qene dhe nje komisioner, Besnik Hodo quhet.Ishte nje nga 5 komisioneret e zgjedhur nga ILDKP. Ne maj 2019 kur beheshin zgjedhjet per kryetarin e ri ne krye te ketij organizmi, midis te therave vuri kandidaturen dhe ky tipi qe vinte nga rradhet e inspektoreve te ILdKP. 1 ore para votimeve, vjen urdheri nga kreu i ILDKP qe ky tipi duhet te terhiqej nga votimi dhe vote e 5 ish inspektoreve te ILDKP duhet te shkonte per Ana Kapaj, nje agronome nga Universiteti I Kamzes, asistentja e nenes se zv. Ministtit te Brendshem Julian Hodaj ( Natasha Hodaj). Ky tipi nuk pranon doreheqjen dhe merr pjese ne zgjdhje per kryetar. Normal nik fiton se kryetari ishte percaktuar nga zv. Ministri Brendahem Julian Hodaj dhe Inspektori i Pergjithshem I Ildkp, Shkelqim Ganaj. Pas zgjdhjeve, Shkelqim Ganaj me nje procedure antiligjore, kerkon largimin e Komisionerit Besnik Hodo nga rradhet e Vettingut, meqe ai doli kunder urdherit te tij. Meqe nuk pranoi, e zevendeson me Luljeta Çokaj ne menyre antiligjore. Me dijene time, Besnik Hodo e ka ankimuar ne gjykate urdherin e zevendesimit.Te gjithe kete e shpjegova per te bere me dije se Vettingu ne polici ka qene formal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?