Newcastle fitoi 1-0 me Arsenalin për javën e 11-të në Premier League. Pjesa e parë në "St. James Park" u mbyll 0-0, teksa duhej minuta e 64 që Gordon të kalonte në avantazh Newcastle. Asisti i Joelinton u shfrytëzua nga lojtari i bardhezinjve, që i jep kështu tri pikë vendasve. Arsenali me këtë humbje largohet disi nga kreu, me Cityn dhe Tottenham që janë më sipër se "Topçinjtë". Skuadra nga Londra me 24 pikë mbetet në vendin e tretë, ndërsa Newcastle me 20 pikë shkon në vendin e gjashtë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Manchester United i falet kapitenit 'in-extremis', City fiton 6-1! Strakosha në portë i sjell fat Brentford, humbet Arsenali
S.Dh/ReportTv.al