Sheffield United humbi 0-8 në shtëpi nga Newcastle për javën e gjashtë në Premier League. Miqtë dominuan ndeshjen, duke u bërë skuadra e parë në elitën e futbollit anglez që fiton me tetë gola të shënuar nga tetë futbollistë të ndryshëm benda 90 minutave. Sean Longstaff, Dan Burn, Sven Botman, Callum Wilson, Anthony Gordon, Miguel Almiron, Bruno Guimarães dhe Alexander Isak dërguan topin në rrjetë. Me nëntë pikë, Newcastle ngjitet në vendin e tetë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Armando Broja rikthehet pas nëntë muajsh, Chelsea pëson humbje! Arsenali dhe Tottenham barazojnë 2-2, Liverpool bën detyrën
S.Dh/ReportTv.al