Nga 18 nëntori 2020 kush rreh gruan dëbohet nga shtëpia, strehë e përbashkët për burrat dhunues, alkoolistët në spital 

4 Nëntor 2020, 16:25| Përditesimi: 4 Nëntor 2020, 17:19

  • Share

TIRANË- Burrat që dhunojnë gratë apo pjesëtarë të tjerë të familjes, do të dëbohen menjëherë nga banesa duke filluar që nga data 18 nëntor 2020. Kështu parashikojnë ndryshimet në ligjin për masat kundër dhunës në familje, miratuar nga Parlamenti në datën 15 tetor 2020. Ndryshimet janë botuar në Fletoren Zyrtare në datën 3 nëntor 2020, ndërsa hyjnë në fuqi dhe do të zbatohen pas datës 18 nëntor 2020. Konkretisht, ligji i ndryshuar parashikon që, Policia e Shtetit, para se të vihet në lëvizje gjykata, urdhëron largimin e menjëhershëm të dhunuesit nga banesa, kur viktima dhe dhunuesi banojnë në të njëjtën strehë. Ligji i mëparshëm priste vendimin e gjykatës për të larguar dhunuesin nga banesa, kohë gjatë të cilës dhunuesi, kryesisht burrat, vijonin dhunën. 

Me ligjin e ri, një burrë që dhunon gruan, do të largohet në kohë rekord nga banesa. Po ku do të strehohen burrat dhunues pas largimit nga banesa me anë të policisë? Qeveria do të bashkëpunojë bashkitë për të siguruar strehë për burrat dhunues. Ndërkaq, pas ndërhyrjes së policisë, do të vihet në lëvizje gjykata, e cila sipas ndryshimeve të reja ligjore, si masë mbrojtëse të dhunës në familje, urdhëron menjëherë largimin e dhunuesit nga banesa, për një afat kohor të caktuar, kur viktima dhe dhunuesi banojnë në të njëjtën strehë. Pra, më pas do të jetë gjykata që do të vlerësojë vendimin e policisë për largimin e dhunuesit nga banesa. 

Gjykata do të shprehet edhe në vendimin emergjent apo edhe në vendin për mbrojtjen e viktimës, i cili do të jetë më i plotës dhe i arsyetuar. Ndryshimet ligjore parashikojnë edhe detyrimin e dhunuesve për të marrë pjesë në programe rehabilitimi psikosociale dhe në programe të aftësimit prindëror, të organizuara nga subjekte publike ose private. Ky detyrim do të vendoset nga gjykata në urdhrin e mbrojtjes. Sipas rasteve, gjykata urdhëron që dhunuesi të trajtohet në qendra të shëndetit mendor si dhe që të marrë shërbime të alkoologjisë, nëse është përdorues alkooli. Në këto programe mund të marrin pjesë edhe dhunuesit, të cilët po vuajnë dënimin me burg. 

(Kliko këtu për të lexuar Ndryshimet për masat kundër dhunës në familje)
 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Keshtu i do mushka drute .: 05/11/2020 08:53

    Bashke t’i mbledhin edhe grate burnesha edhe burat kapedane , le te rrihen me njeri tjetrin t’ja dine vleren drrurit !

    Përgjigju
  • Iris: 05/11/2020 00:28

    Nuk eshte e mjaftueshme,do duhen shekuj,qe meshkujve shqiptare tu pastrohet sjellja prej anadollaku nga venat.

    Përgjigju
  • Papi: 05/11/2020 00:00

    Edhe ky ligj si gjithe te tjeret pas 6 muajsh do hiqet prape si shumica e ligjeve Harruat qe shtepite ne shumicen e rasteve jane prone e vjehrrave pra cifti i ri quhet mik ne kete shtepi ne pak fjale djali do shkoi ne cerdhen e burrave bija e botes do qendroje ne shtepine e vjehrrit? Ska perparim pa pamvarsi ekonomike nqs doni te merrni ligje nga perendimi i merrni me gjith kushtet qe te zbatohen jo vetem rregullat

    Përgjigju
  • Alb: 04/11/2020 20:08

    Tash pritet fundi i botes edhe dita e gjykimit, se ska mbet gja tjeter. Kane fillu me i ba grate ligjet sipas interesit te tyre.

    Përgjigju
    • Lexues: 05/11/2020 06:24

      Dashke mesjete zoteria jote. Mos e rrih gruan edhe je ne rregull me shtetin.

  • Locka: 04/11/2020 16:42

    Po Grate qe rrahin burrat?! Nuk eshte ligii per te gjithe Njesoj?!

    Përgjigju
    • Njoni: 04/11/2020 17:42

      Edhe gratë që rrahin burrat do i fusin në një strehë të përbashkët me burrat që rrahin gratë (shkëmbim eksperience).

  • shqip: 04/11/2020 16:36

    Shume mire ja kane ba. Ka skane takat me ia ba qejfin i rrahin grate me tregu qe kane force.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?