Ekonomi

Nga 2022, tavan për interesat e kredive konsumatore! BSH: Mbrojmë qytetarët nga devijimet e tregut! Mikrofinanca: Kemi interesa të larta për shkak të rreziqeve që marrim përsipër

3 Shtator 2021, 18:28| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 19:26

  • Share

Nga data 31 dhjetor, për të gjitha kreditë konsumatore do të ketë një tavan për interesat. Sipas rregullores së re të miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, ky nivel interesi do të vendoset bazuar në mesataren e thjeshtë të normës efektive të interesit për kredinë konsumatore, duke i shtuar një të tretën e saj. Për shembull nëse mesatarja e normave për një gjashtëmujor është 12%, tavani maksimal do të jetë 16%, duke i shtuar 1/3 e mesatares.

Një masë e tillë sipas Bankës së Shqipërisë është ndërmarrë për të mbrojtur qytetarët nga interesat e larta deri në abuzive. Ky vendim duket se prek më shumë institucionet e mikro-kredisë (institucionet jo bankare) pasi ato aplikojnë norma interesi më të larta. Sekretarja e përgjithshme Shoqatës  së ‘Mikrofinancës’ Brunilda Isaj thotë se ata kanë dhënë shpjegime për normat që aplikojnë.

“Sigurisht që mbrojtja e konsumatorit dhe kundrimi i produkteve financiare për të shmangur teprime, apo mbiçmime në produktet e kredisë ishte objektivi i këtyre përpjekjeve. Sigurisht që ne kemi dhënë arsyetime dhe shpjegime në vendosjen e këtyre çmimeve dhe të gjithashtu kemi bërë përpjekjet e duhura për të informuar klientët dhe për të rritur transparencën”, u shpreh Brunilda Isaj.

Sipas Isajt, institucionet jo banka aplikojnë norma më të larta interesi për shkak se u shërbejnë klientëve që nuk kanë të mundur të lënë kolateral. Subjekte këto që sipas Mikrofinancës nuk arrijnë të marrin kredi nëpër banka.

“Ne vazhdimisht e kemi thënë që institucionet e mikrokredisë punojnë me fonde të marra hua dhe kostoja e fondeve është shumë më e lartë krahasimisht me sektorin bankar. Ky është një elementët që ndikon në rritjen e çmimit të kredisë. Elementi i dytë është risku i marrë përsipër, pra institucionet e mikrokredisë janë shumë më të aksesueshme dhe pranojnë si klientë të tyre qytetar që nuk kanë akses nëpër banka pasi nuk i plotësojnë kriteret, pasi kanë elementë më të lartë risku, të ardhurat e tyre nuk janë të stabilizuara, implikimet që mund të ofrojnë për garancinë nuk janë shumë të forta kështu që institucionet e mikrofinancës për shkak të këtyre segmenteve të cilëve ata ju shërbejnë janë të detyruar që të vendosin një marzh tjetër shtesë për riskun e marrë përsipër. Po ashtu ka edhe elemente të tjera, pasi ka institucione që të ofrojnë kredinë për 5-10 minuta”, pohon Isaj.

Sipas rregullores së re norma maksimale e interesit do të ndahet sipas 3 shumave të kredive konsumatore. Pra për kreditë deri në 200 mijë lekë do të ketë një tavan, për ato mbi 200 deri në 2 milionë do të ketë një normë tjetër dhe për kreditë mbi 2 milionë lekë deri në 10 milionë lekë do të ketë një tjetër tavan norme interesi.

Tavan për normën e interesit do të ketë edhe për bankat tregtare, por që në shpjegimet e Bankës qendrore ende nuk është specifikuar nëse do të jetë i njëjti tavan si për bankat ashtu edhe për institucionet jo-banka.

Shembull

PËRCAKTIMI I TAVANIT PËR INTERESAT

Interesi mesatar në 6-mujor          12%

Shtohet 1/3                                      4%

Tavani maksimal i interesit           16%

(Kliko këtu për rregulloren për kredinë konsumatore & kredinë hipotekare)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agron: 03/09/2021 17:02

    O profesora qe ju dhemb shpirti po sja futet popullit,po dhe tani (kredo dhe iute)10 % i kane interesat por sec kane shpikur ca gjera tjera psh komision angazhimi 800 mij lek per 1 milion lek te vjetra komision angazhimi ,nese do ishin serioz vendosnit tavan per gjithe shumen e abuzimit jo vetem tavan per interesat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?