Protestuesit e dhunshëm duke shkatërruar pikat e kalimit në Kalimash

Periferi

Nga Alba Malltezi/ Vërtet vandalët janë frymëzuesit tanë?

3 Prill 2018, 14:01| Përditesimi: 3 Prill 2018, 14:06

  • Share

Ndërsa Pashka katolike kaloi e ajo ortodokse është përpara nesh, jo shumë shpirtëra shqiptarësh ishin të qetë, të mbushur me mirësinë që kjo periudhë e vitit, në mijëra jetë njerëzim, qoftë pagan, ateik, e fetar, frymëzon.

E nëse me bukurinë e shpirtit modelojmë edhe ekzistencën tonë, këto ditë, në atdheun ku kemi fatin të lindim, pamë gjëra që për shtat nuk na shkojnë. Pak vende në glob e kanë arritur në përqindje të lartë lumturinë, e nuk janë as më të pasurit, as më të mëdhenjtë, e as më të fortët. E ne, me siguri, ende nuk kemi fatin të jemi mes tyre, edhe pse optimizmi, gjallëria, kreativiteti, sensi i mbijetesës dhe shpirti luftarak, nuk na mungon. Por që do të vinte një ditë që vandalë, të cilët egërsinë e tyre e veshën me ndjenja false patriotike apo gjoja varfërie, apo nënshtrimi politik, të frymëzonin një pjesë edhe intelektuale të popullsisë, këtë, me vështirësi arrij ta pranoj.

Kur malësorë si Isa Boletini, Shote e Azem Galica, Bajram Curri e shumë të tjerë, herë me pushkë e herë me penë, luftuan, mbrojtën, vuajtën për kufij e për liri, ekzistenca e tyre, figura e tyre, nuk kishte asgjë të përbashkët nga shkatërrues, njerëz të frikshëm e të dhunshëm, që portretin e tyre nuk e kanë skalitur as më shumë e as më pak, se portretet e dhunuesve, e trafikantëve, e keqbërësve fatkeqësisht edhe nga veriu i Shqipërisë, që mbushin burgjet e Londrës, Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara. Por dhuna e tyre, në vende ku shteti ekziston, herët a vonë asgjësohet.
Në Shqipëri, këta maska të rrezikshme të shoqërisë, tentohet të bëhen heronj?

Ku po shkojmë? A kemi vërtetë nevojë të thërrasim në ndihmë, të quajmë bij kombi vandalët apo janë edhe këtë herë të njëmijtat justifikime e stërkëmbësha të shëmtuar ekonomiko-politikë që sa vijnë e po i shohim të përsëriten në formën më të shëmtuar që gjejnë?

Harruam protestën për armët kimike? Zhgënjimin që ishim të painformuar e u gjetëm të papërgatitur për një vendim që na prekte të gjithë? Harruam se si u ulëm këmbëkryq në bulevard e bëmë të logjikojnë qeveritarët? Apo u lodhëm duke luftuar me logjikë e inteligjencë e morëm e përdorëm më të shëmtuarat forma që s’na përkasin në këtë rrugën tonë të vështirë për civilizim.

Pasi Drejtësinë ua hoqëm nga dora fëmijëve tanë, pasi u kërkuam që të mos zbatonin atë që mësuan nga librat më të mirë juridikë, pasi u kërkuam vila, pasuri, toka, udhëtime jashtë, veshje luksi e çdo tjetër kompromis të pisët, tani Drejtësinë, mosnënshtrimin ndaj pushtetit, dëshirojmë t’ua lëmë në dorë vandalëve të shoqërisë? Po a i patë? I dëgjuat çfarë thanë? E mësuat diturinë, mençurinë apo ç’dreq tjetër kanë? Dhe përsëri ka mbetur ndonjë gjak shqiptari që t’i quaj akoma Djemtë e Kombit? E nga ata të marrë frymëzim?

Jo zotërinj, politikanë, shoqëri civile, gazetarë, analistë e çfarëdo të jeni e të dëshironi të quheni: Gjeni njerëz fisnikë, luftoni me zgjuarsi, vini me shpatulla pas muri e dorëzoni në Drejtësinë që po çel si embrion të keqen. Vetëm atëherë mund të themi se PO! Këta djem e vajza po na frymëzojnë. Janë të zgjuar e të drejtë. Do t’i ndjekim. Por deri atëherë, heshtni! Vandalët, injorantët e veglat e politikës, keqbërësit, mbajini për vete. Mund të shtroni darka e dreka përditë me ta, mund t’u ofroni përditë mish e raki. Por vandalët, as nuk kanë qenë në vite të viteve, e as kanë për të qenë frymëzues të njerëzve të mirë. Çfarëdo kombësie ata kanë.

Komento

Komente

  • taip lala: 04/04/2018 11:53

    sipas mendimit tend "vandal" quhet i gjith populli shqiptar qe u ngrit ne 90' kunder regjimit per moslejim te levizjes se lire ne 2018 vandal i bie te jet lartmadhnia qe nuk do ta lejoj levizjen e lir. bravo i qoft atyre qe u ngriten si me dhun si pa dhun kunder tiranis

    Përgjigju
  • Jim: 03/04/2018 18:47

    Keto Jane shkrime te cilat duhet te lexojme Hiqni dore nga vandalet e barbaret Mos lexoni Zhejin Bushatin dhe Zhejin qe nuk moren dicka qe nuk Ju takonte dhe jane gati te bejne thirje per te shkatruar gjithcka per interesin e tyre no se Ju dhimbset Ai vend kurre Sepse duan te pasurohen sa me shume e te kene ate qe nuk e kane Kthejuni shpinen ketyre maskarenjve dhe paguajini taksat si te qyteteruar sic ndodh kudo ne bote

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 03/04/2018 16:14

    Bravo alba malltezi njerëz të til i duhen Shqipris jo jashqitja e kombit ca plera ordinere që lulzim shal ngjitmi i përdor për interesat e tia personale që të mbroi mega vjedhjet po ska shanc as me kto bajga që përdor

    Përgjigju
  • Njeriu Normal: 03/04/2018 14:38

    "Pulitikajte" tane po provokojne cdo krize sociale dhe politike, po i ngjiten cdo tubimi rruge, vetem e vetem t'i shpetojne Reformes ne Drejtesi, qe "mos" te kene kohe te merren me thelbin e vertete te ceshtjes, Reformes ne Drejtesi dhe Ndeshkimit te merituar te krimineleve me kollare majtas dhe djathtas, qe po na mbajne peng, larg Europes, per me shume se 28 vjet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?