6 vajza të huaja, nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia dhe një tjetër kolumbiane si organizatore e grupit janë arrestuar nga policia pasi kishin ardhur në Shqipëri pë të ushtruar prostitucion . Uniformat blu bëjnë me dije se ditën e sotme është zbuluar një tjetër rast i ushtrimit të prostitucionit, këtë herë me protagoniste të huaja të ardhura nga vende të ndryshme të Amerikës Latine dhe Rusisë, me qëllim zhvillimin e aktivitetit në Shqipëri.
Policia ka ndaluar organizatoren Beisi Yusmar Rojas Ruiz 30 vjeçe si dhe vajzat Lismar Maryelis John Perez 28 vjeçe, Leidi Yaritza Anillo Bolano 23 vjeçe, Yuri Lorena Vargas Sanchez 28 vjeçe, Daniela Carolina Mendoza Barboza 31 vjeçe, Margarita Grushevskaia21 vjeçe dhe Laura Vanesa Mercado Baselga 22 vjeçe.
Nga hetimet e policisë ka rezultuar se organizatorja, tashmë e ndaluar shfrytëzonte për prostitucion vajzat e arrestuara, të cilat ishin akomoduar në banesa me qira, në zona të ndryshme të Tiranës dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave.
Bazuar në këto të dhëna policia ka proceduar penalisht 4 shtetas shqiptarë që i kishin dhënë me qira banesat e tyre, pa deklaruar në organet tatimore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pasaportat e 7 shtetaseve të arrestuara. Ndërkohë policia do të vijojë punë n për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Çështja do t’i kalohet ne shqyrtim organit të akuzës.
Wow, procedim penal per mosdeklarim qeraje ne tatime. I bie te procedohet penalisht cereku i popullsise.
PërgjigjuEdhe kolumbiane paske patur mer amon se na doli kyci vendit.
PërgjigjuMire ja u bet. Hiqini Ato e zevendesojini me motrat tuaja se Shqipetareve ju shkon. Sperdorin as llastik. Po Pse sju bje pika
Përgjigju