Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale foto nga takimi me të dërguarin special të SHBA për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar. Kreu i qeverisë shprehet se kanë diskutuar mbi partneritetin e SHBA-së me Shqipërinë. Ndër të tjera Rama shkruan se folën për dialogun e domosdoshëm të Kosovës me Serbinë dhe Ballkanin e Hapur, nismë për të cilën tha se mbështetet edhe nga administrata Biden.
"Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht"-shkruan Rama në rrjete sociale.
Lajmi kryesor: