Lajçak në Prishtinë: Takim i ri për dinarin në Bruksel! Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet

5 Mars, 12:13| Përditesimi: 5 Mars, 17:14

  • Share

Për ndalimin e dinarit dhe zbatimin e marrëveshjes bazë të Ohrit ishin çështje e diskutuara në Prishtinë nga i dërguari i posaçëm për dialogun Mirosllav Lajçak me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi.

 Kemi një listë të gjatë të çështjeve për të cilat kemi diskutuar, por më e rëndësishmja është zbatimi i Marrëveshjes Bazë. Është në interesin e të gjithëve që të shohim përparim më të shpejtë në këtë drejtim

Lajçak riktheksoi detyrimin ligjor që kanë palët për marrëveshjen e Ohrit pavarësisht se palët nuk e kanë nënshkruar atë.

Kjo marrëveshje është marrëveshja më e mirë që mund të siguronin Kosova dhe Serbia. Prandaj, është në interesin e të gjithëve që të nisin zbatimin e saj. Me këtë marrëveshje ne kemi përgjigje në pyetjet se si, çfarë të bëjmë dhe kur ta bëjmë. E vetmja pyetje që mbetet është se kur dhe unë pyes: Pse të presim?.

Marrëveshja prej 11 nenesh në rrugën drejt normalizimit parashikon edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë. Ndalur tek çështja e ndalimi i dinarit duket se qeveria e Kosovës nuk ka bërë hapa pas.

E di që kemi pasur takimin javën e kaluar në nivel ekspertësh në Bruksel. Takimi ishte konstruktiv dhe arritëm të gjenim përgjigje për disa pyetje. Por, janë disa pyetje që shkojnë përtej mandatit të këtyre ekspertëve dhe i kemi diskutuar këto çështje me Bislimin. Komunikimi ynë do të vazhdojë dhe planifikoj të organizoj një takim të ri në ditët në vijim në nivel të kryenegociatorëve për çështjen e ndalimit të dinarit serb në territorin kosovar.”.

Qeveria e Kosovës zyrtarisht thotë se kryenegociatori, Besnik Bislimi kërkoi nga Lajçak heqjen sa më parë, të sanksioneve të padrejta ndaj Kosovës. Ndërsa për çështjen e dinarit sqarohet se nuk është çështje e dialogut dhe nuk është subjekt I negociatave mes palëve.

‘Qeveria ёshtё e interesuar tё sigurojё vazhdimёsinё e mbёshtetjes financiare tё Serbisё për serbët e Kosovës nё fushёn e edukimit, shёndetёsisё dhe mbrojtjes sociale.’, thuhet nga zyra e kryeministrisë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?