Kronikë

Nga dhuna në familje te drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur, 8 të arrestuar në Tiranë

24 Tetor 2021, 10:53| Përditesimi: 24 Tetor 2021, 10:54

  • Share

TIRANË-8 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre, E. R, 44 vjeç dhe E. Sh, 44 vjeç, janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tyre.

Gjithashtu 4 persona, E. Sh, 26 vjeç, Sh. V, 47 vjeç, A. P, 33 vjeç dhe S. O, 22 vjeçe, janë arrestuar pasi janë kapur nga efektivët e Qarkullimit Rrugor  duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Në pranga përfundoi edhe një 23 vjeçar pasi lëvizte me vete armë e ftohtë; dhe një 31-vjeçar, [pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?