Zlatko Dalic

Nga eliminimi drejt kandidaturës për Kupën e Botës, trajneri kroat vlerësohet njeriu i mrekullive

6 Korrik 2018, 12:29| Përditesimi: 6 Korrik 2018, 12:57

  • Share

Modric, Rakitic apo edhe Subasic janë disa nga futbollistët e Kroacisë që u shpallën si heronj pasi ballkanasit kaluan në çerekfinalet e Kupës së Botës. Por pas tyre është Zlatko Daliç trajneri jo shumë i njohur për publikun e gjërë por që i ka ndryshuar totalisht fytyrën Kroacisë në vetëm 273 ditë.

Kroacia përjetoj një situatë të vështirë në kualifikueset e Kupës së Botës dhe më 7 tetor dy ditë përpara se të përballej me Ukrainën Federata largoi Ante Cacic dhe në stol u ul Zlatko Dalic duke marrë në dorë një “patate të nxehtë” pasi skuadra mund të eliminohej. Kroacia fitoj në Ukrainë dhe më pas në fazën play-off eliminoj Greqinë për të siguruar një vend në “Rusi 2018”.

Përpara se të merrte drejtimin e Kroacisë Zlatko Dalic nuk është se kishte drejtuar skuadra të mëdha. Madje kishte provuar një eksperiencë edhe me Dinamon në Shqipëri dhe së fundi drejtoi Al Ain në Emiratet Arabe. Por metoda Dalic funksionoi dhe në veçanti një lëvizje e tij ishte çelësi i suksesit.

Të dhënit sa më shumë lirshmëri në fushë dy lojtarëve Luka Modric dhe Ivan Rakitic të cilët më trajnerin e kaluar luanin më shumë me detyra mbrojtëse. Dalic vendosi Brozovic para mbrojtjes dhe si një digë pas Modric e Rakitic të cilët filluan të shkonin më shpesh tek goli. Tjetër pikë e rëndësishme ishte se Zlatko Dalic bëri për vete gjithë skuadrën dhe morri mbështetjen e tyre.

Ai solli ide të reja për të cilat ne kishim nevojë.

 Ivan Perisic.

Në të njëjtën linjë është edhe Dejan Lovren:

Dalic erdhi në një moment kritik por ne e kaluam atë situatë dhe tani po dhurojmë një futboll të madh.

Lovren

Kroacia me Zlatko Dalic në pankinë nuk ka humbur asnjë ndeshje zyrtare duke koleksionuar 5 fitore dhe dy barazime.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?