Nga Finlanda në Shqipëri, e reja udhëton botën e vetme për të shpëtuar kafshët e pastreha: ’E lumtur që po realizoj ëndrrën time’

12 Tetor 2022, 14:20| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 14:22

  • Share

Tuli Matero është vajza nga Finlanda me një mision të veçantë, të shpëtojë kafshët e pastreha dhe të sëmura. Misioni i saj e solli edhe në Shqipëri, ku në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ajo tregoi më tepër për rrugëtimin e saj.

Për disa muaj, vitin e shkuar në këtë kohë lash Finlandën për 5 javë, udhëtova drejt Rumanisë dhe u ktheva më pas në shkurt sërish nga Helsinki udhëtova drejt Gjermanisë, Spanjës dhe që atëherë kam qenë në udhëtim” tregon ajo.

Ndërsa rrëfen më tepër edhe për vendet që ka udhëtuar:’ Gjermani, francë, spanjë, kush vjen më pas… Sllovenia, mali i zi, kroacia, dhe tani këtu në Shqipëri.

E  pyetur se si ka reguar familja për këtë mision që ka ndërmarr dhe mënyrën e jetesës që ka zgjedhur, ajo u shpreh se ka pasur mbështetjen e tyre të plotë.

Ato mbetën pak të suprizuar kur ia tregova idenë rreth 3 vite më parë. Por në të njëjtën kohë edhe nuk ishin, sepse ata e dinë që nëse unë dua të bëj dicka, do ta bëj atë.

Deri më tani ajo ka shpëtuar shumë kafshë dhe ka adoptuar disa prej tyre.

Unë kam adoptuar 3 qenë , 2 nga Estonia kur ai vend kishte shumë probleme me qentë e rrugës, 1 nga Rumania, por kam ndihmuar shumë kafshë që të adoptohen.Vet kam mbajtur 3 qenë, përpara se të shpëtoja këto 6 kafshë që kam këtu tani.

Prej disa kohësh ajo ka vendosur të qëndrojë në Shqipëri, për të vazhduar misionin e saj këtu. Aktualisht po qëndron në Shkodër, ku ka shpëtuar disa qenë, dhe ardhja në Tiranë ishte vetëm për të  shoqëruar miqtë e saj me 4 putra tek veterineri.

Kam disa muaj këtu, varet nga viza dhe gjëra të tjera, nuk e di dhe sa do të qëndrojëPo sepse këtu kanë të gjitha pajisjet që mund ta kontrollojnë, pasi unë mendoj që ai ka një problem. Kështu që unë dua të di cfarë problemi ka me të.

Ndër të tjera, ajo u shpreh se I pëlqen shumë Shqipëria dhe Ballkani.

Po më pëlqen shumë, gjithmonë më ka pëlqyer Ballkani. E kam vizituar njëherë shumë shpejt, isha në Kosovë dhe mora një makinë me qera, vizitova shqipërinë shumë shpejt dhe isha kurioze. Dy vjet më vonë jam sërish këtu.

Megjithatë do të vazhdojë misionin e saj edhe për disa kohë e më pas do të kthehet në Finlandë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 13/10/2022 18:38

    Ne shqipri ke kafshe ne fshat e qytet me bollek or tej.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?