Legjenda e futbollit brazilian Pele merr pjesë në hapjen e një ekspozite për jetën e tij të titulluar Shenjat e Mbretit, në Brasilia, Brazil, 25 qershor 2008.
1 / 18
Pele veshi fanellën e ekipit të tij kombëtar në Rio de Zhaneiro, Brazil, 25 maj 1962.
2 / 18
Futbollisti Pele përqafon boksierin Muhamed Ali gjatë një ceremonie që nderon yllin brazilian të futbollit të New York Cosmos në stadiumin Giants, East Rutherford, N.J., 1 tetor 1977.
3 / 18
Pele, aso kohe 17 vjeç shfaqet i përlotur nga gëzimi teksa qëndron pranë shpatullën e portierit Gylmar Dos Santos Neves pas fitores 5-2 të Brazilit ndaj Suedisë në finalen e Kupës së Botës të futbollit në Stokholm, Suedi, 29 qershor 1958.
4 / 18
Pele është ngritur nga shokët e tij të skuadrës pasi Brazili fitoi finalen e Kupës së Botës kundër Italisë, 4-1, në Estadio Azteca të Mexico City, 21 qershor 1970.
5 / 18
Ylli argjentinas i futbollit Diego Armando Maradona, qëndron pranë yllit brazilian të futbollit Pele, gjatë një takimi në Rio de Janeiro, Brazil, 13 maj 1995.
6 / 18
Ylli brazilian i futbollit Pele pushon pas një stërvitje në Santos, Brazil, 3 qershor 1975.
7 / 18
Pele, duke valëvitur flamujt e Brazilit dhe të SHBA-së, largohet nga fusha në stadiumin Giants në East Rutherford, N.J., pas lojës së tij të fundit, 1 tetor 1977.
8 / 18
Braziliani Pele shënon pas portierit të Venezuelës Fabrizio Fasano në Rio de Zhaneiro, Brazil, 24 gusht 1969.
9 / 18
Ylli i futbollit brazilian, Pele, shënon gol në stil roveshat gjatë një loje në një vend të panjohur, shtator 1968.
10 / 18
Ylli brazilian i futbollit Pele dhe gruaja e tij Rosemeri pozojnë për një foto me vajzën e tyre Kelly, në qershor 1967.
11 / 18
Pele dhe ylli anglez i futbollit David Beckham pozojnë për foto gjatë një mbrëmje gala për mbledhjen e fondeve të Fondacionit të Futbollit të SHBA-së, në Nju Jork, 19 mars 2008.
12 / 18
Pele përshëndet turmën përpara një ndeshjeje të futbollit të ligës spanjolle, në stadiumin Santiago Bernabeu në Madrid, 16 janar 2005.
13 / 18
Pele shtyhet në një karrocë me rrota ndërsa mbërrin në shortin e futbollit të Kupës së Botës 2018 në Kremlin në Moskë, 1 dhjetor 2017.
14 / 18
Futbollisti Neymar, majtas, dhe legjenda e futbollit brazilian, Pele, duke qeshur gjatë festimit të 100 vjetor të skuadrës në Santos, Brazil.
15 / 18
Pele bën demonstrim të disa stileve në futboll gjatë regjistrimit të shfaqjes Johnny Carson në studiot e NBC-TV në Nju Jork, 9 maj 1973.
16 / 18
Ylli brazilian i futbollit Pele dhe trajneri i New York, Cosmos Julio Mazzei, përqafohen në stadiumin Giants në East Rutherford, N.J., 16 prill 1982.
17 / 18
I madhi i futbollit brazilian Pele pozon me Paul Kemsley, kryetar i New York Cosmos, gjatë një konference shtypi në Hong Kong, 7 mars 2011.
18 / 18