Nga kodi rrugor te ‘Pakoja e Madhe’, çfarë pritet të ndodhë në Kuvend! Në program edhe kërkesa e Braçes për mbrojtjen e bujkut

22 Janar 2023, 16:27| Përditesimi: 23 Janar 2023, 09:59

  • Share

Rikthehet këtë javë në komisionet kuvendore debati për ndryshimet në Kodin Rrugor.

Ndryshimet parashikojnë dhe rritjen e shpejtësisë së lejuar deri në 130 km/h, në disa akse rrugore, përgjysmim të gjobës nëse paguhet brenda 15 ditëve si dhe shtim i afatit të lejes së drejtimit deri në moshën 70-vjeçare.

Nisma ligjore e ardhur në kuvend përmes 2 pr/ligjeve të firmosura njëri nga Alibeaj i PD dhe tjetri nga Balla i PS, kërkon 84 vota dhe ka gjetur parimisht dakortësinë e opozitës dhe mazhorancës.

Nisma, e cila është gati që prej dhjetorit, mbeti pa kaluar në seancë plenare për shkak të Partisë Demokratike. Duket që opozita mban draftin si instrument në duart e saj për të marrë dakordësinë e mazhorancës për “Avokatin e Popullit”, “Dekomunistizimin”, e “Reformën Zgjedhore”.

Këtë javë do të merret në shqyrtim akti normativ i qeverisë për rishikim të buxhetit 2022, i cili mundësoi dhe “pakon e madhe” anti inflacion të qeverisë. Qeveria parashikon rritjen e të ardhurave në buxhet me vlerën 1.5 mld lekë.

Po ashtu, parashikohet alokimi i nje shtese fondi prej rreth 7.8 miliardesh leke ne zerin 'Fondi rezerve', me qellim akordimin e nje mbeshtetjeje financiare te menjehershme per perballimin e inflacionit te luftes per disa kategori. Akti parashikon dhe ruajtjen te pandryshuar te deficiti buxhetor dhe borxhit publik.

Pjesë e diskutimeve në komisionet kuvendore do të jetë dhe nisma e deputetit Socialist, Erion Braçe për formalizimin e tregut bujqësore

Nisma e Braçes, parashikon detyrimin e bujqeve të nënshkruajnë kontrata me pikat e grumbullit apo eksportuesit, duke detyruar këta të fundit të kryejën pagesat ndaj bujkut brenda 60 ditëve, në të kundërt do të aplikohet kamatvonesa.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?