Erdhi nga Napoli 10 vite më parë dhe jeton në Durrës me bashkëshorten shqiptare, Luljeta Stefi.
Giuseppe Palumbo tregon se vendosi ta kalojë pleqërinë në qytetin bregdetar, jo vetëm prej origjinës së gruas por dhe të favoreve ekonomike. Jetesa këtu është me e lirë dhe pensionin italian e merr të plotë, të pa taksuar.
“Në bazë të marreveshjes 2-palëshe mes Shqiperise me Italine na jepet mundesia e defiskalizimit, pra të mos paguash taksa për pensionin italian. Ne kete moment Italia eshte ne kushte te renda taksimi dhe eshte e veshtire te jetosh atje me minimumin e pensionit. Ka një diskriminim të vogël që po krijohet atje ndërmjet punonjësit publik dhe punonjësit privat dhe vetëm ky i fundit përfiton nga defiskalizimi ndërsa punonjesi i shtetit i cili paguan të njëjtat detyrime nuk përfiton nga defiskalizimi”, u shpreh ai.
Edhe pse në pension, Giuseppe Palumbo bën një jetë aktive. Eshtë sekretar i përgjithshëm i një shoqate kulturore. Ai hedh idenë se e një vendtakimi për italianët që jetojnë në Durrës që të kenë mundësinë e kontakteve apo të argëtimit.
“Ne si shoqatë transmetojmë kulturen napolitane dhe italiane këtu, librat dhe muziken, etj. Nga ana tjeter asistojmë bashkëatdhetarët tanë që duan në zhvendosen në Shqipëri. Kemi nevojë për një seli këtu, sepse tani jemi afro 4500 italiane ne Tirane dhe Durres, mes tyre ka profesore mjeke inxhiniere qe mund te japin kontributin e tyre”, tha Giuseppe.
Si një banor i Durrësit prej një dekade, Giuseppe Palumbo ankohet për mungesën e shërbimeve apo burakacinë.
“Ne jemi banorë të Shqipërisë duhet të kontribuojmë në permiresimin e saj duke sugjeruar permiresime në sherbimet e ofruara. Duhet të bejme te ditur që me të vertete sjellim euro por nga ana tjeter duhet dhe te na pergjigjeni duke na ofruar kushte te mira jetese”, u shpreh ai për Report TV.
Gjatë dy viteve të fundit, aplikimi për leje qëndrimi i të moshuarve italianë është rritur, thotë ai, po ta krahasosh edhe me Bullgarinë apo Portugalinë.