Shëndeti

Nga nesër hiqen çadrat e vaksinimit, sheshi 'Skënderbej' i lirë për festat e fundvitit! Në ditën e fundit, qytetarët në radhë për t'u vaksinuar

24 Nëntor 2021, 18:28| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 18:51

  • Share

Kjo është dita e fundit që vaksinimi anti-covid do të kryhet pranë çadrave të ngritura në sheshin “Skenderbej” kjo pasi Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që që prej ditës së nesërme pra më datë 25 nëntor vaksinimi do të kryhet pranë qendrave shëndetësore dhe në pikën  e vaksinimit në stadiumin Air Albania.

Sa dëgjuan këtë lajm qytetarët janë paraqitur pranë cadrave për të kryer kryesisht dozën e tretë të vaksinës anti-covid por ka pasur edhe nga ata qytetarë që janë paraqitur për të kryer dozë të parë apo edhe dozë të dytë. Edhe sot po ofrohen vaksinat Pfizer, Astrazeneca dhe ajo kineze në cadrat në sheshin “Skënderbej”.  Por ajo cka është vënë re në këtë ditë të fundit që kjo pikë vaksinimi do të funksionojë është fakti që ka pasur mungesë të formularëve dhe jo ka ngritur shqetësim të qytetarëve të cilët kanë pritur për disa orë në rradhë.

'Kemi dy orë që rrim këtu, shiko sa është rradha majtas djathtas. Jam për dozën e tretë të vaksinës kineze.

Shteti vjen në mengjes pa dokumenta, pa letra, pa formularë, tani ca borxhi i kam unë.

Nuk janë korrekte këto që regjistrojë, këto lëvizin nuk u cahet koka që presin pleqt.'-thanë qytetarët.

Deri më tani në vendin tonë janë kryer mbi 2 milion doza të vaksinës anti-covid. Mbulesa vaksinale ka arritur në mbi 47% me një dozë dhe mbi 41% me një dozë ndërkohë që mbi 53 mijë vaksinime janë kryer për dozë të tretë.

Nga ana tjetër kryeqytetit po i rikthehet atmosfera festive që i ka munguar gjatë vitit të kaluar për shkak  të kufizimeve të pandemisë. Tashmë në sheshin ‘Skenderbej” kanë nisur përgatitjet për vendosjen e pemës së vitit të ri por edhe kënde të tjera argëtuese që do të jenë për qytetarët.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ela: 26/11/2021 19:38

    Ca strategjie: hiqen tezgat e vaksinimit pee ti hapur rruge infektimit me grumbullime masive.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?