Në përfundim të pritjes së liderëve të BE-së, të cilët erdhën një e nga një dhe përshkuan tapetin e kuq që i shpinte drejt Kryeministrisë, një mikpritje e ngrohtë ishte organizuar për ta me këngë dhe valle, duke sjellë “copëza” nga vendet që ata përfaqësojnë sot në samitin e Procesit të Berlinit.
Në tapetin e kuq, vëmendje mes të ftuarve mori veçanërisht ambasadori dhe diplomati i lartë polak, Artur Lorkoëski që ecte me paterica, duke lënë të kuptohet se as këmba e tij e thyer nuk mund ta ndalonte të merrte pjesë sot në këtë ditë të rëndësishme.
Ndërsa “i zoti i shtëpisë”, kryeministri Edi Rama bisedoi me të gjithë liderët që mbërritën para kryeministrisë.
Me Albin Kurtin pati një shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje. E njëjta qasje ishte dhe me homologun grek Kiriakos Mitsotakis.
Rama tregoi gjithashtu shumë afrimitet me Abazoviç me të cilin s’pati vetëm një shtrëngim duarsh e një foto zyrtare, por një përqafim dhe një foto shumë më spontane, ndërsa “akullin” me kryeministren e Serbisë Bernabiç nuk e theu as vallja tradicionale serbe.
Ndërsa mes përfaqësuesve të unionit, e vetmja që u duk se shijoi çdo moment nga mikpritja që Shqipëria u bëri liderëve evropianë ishte Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.
Lajmi kryesor:
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë! Michel garant Rajonit: Zgjerimi brenda 2030, BE do e mbajë premtimin! Rama: Mbështetja ekonomike s'është realizuar
M.T/ReportTv.al