Politikë

Nga puthje përqafime me kundërshtarin, te fitorja në momentet e fundit. Ja si festuan disa prej kandidatëve socialistë triumfin

27 Prill 2021, 04:45| Përditesimi: 27 Prill 2021, 10:17

  • Share

TIRANË- Në Partinë Socialiste, ka shpërthyer festa! Edhe pse numërimi i votave nuk ka përfunduar ende zyrtarisht, disa kandidatë kanë arritur që të cekin finishin, pas një gare të lodhshme dhe sfilitëse që ka qenë ajo për gjithsecilin. Festa e socialistëve ka një emërues të përbashkët, puthje, përqafime dhe shumë duartrokitje nga të pranishmit në KZAZ. Në Vlorë, ishte për t'u vlerësuar përqafimi i ministres Anila Denaj me rivalen e saj, Ina Zhupa, një gjest qytetarie që i ka munguar zgjedhjeve në Shqipëri. Nga ana tjetër, festa e Bledi Çuçit merrte më shumë vlerë, pasi ai ishte pozicionuar në një vend jo shumë komod, e pikërisht pas sigurimit të një mandati, festa ishte krejtësisht e merituar.

Këto zgjedhje, përveç se do të shkruhen në historinë e Shqipërisë për shkak se është hera e parë që një parti ka arritur të marrë 3 mandate radhazi, më konkretisht PS me kryeministrin Edi Rama, gjithashtu konfirmuan se strategjia e këtij të fundit e përdorur, ishte e duhura. Vendosja e drejtuesve të qarqeve në kufi të listës i solli atij një fitore që përkonte praktikisht me objektivat e tij.

Ora 16:31
'Shpresoj që të jetë në parlament', Majko uron Ori Nebiajn teksa po presin rezultatin e numërimit të votave

Kandidati për deputet në Partinë Socialiste, Pandeli Majko ka uruar publikisht rivalen e tij, kandidaten për deputete të PD-së Ori Nebiaj. Ky urim ndodhi gjatë një raportimi 'live' të gazetarit të Report Tv Arsen Rusta nga KZAZ NR. 35.

Pandeli Majko: Jemi shumë mirqë po ndjekim rezultatin jemi të qetë, po presim që të hapen kutitë e votimit. E dimë që do të mbarojmë të fundit në Tiranë. Ori si ke qenë? Ori është kandidatja e PD goca më e mirë, që shpresoj që të jetë në parlament!

Ori Nebiaj: Feleminderit! PD ka pasur një rikuperim fantastik të votës së djathtë. Shpresoj pasi janë ende dhe votat e kandidatëve për t'u numëruar. Nuk kam asnjë lloj mërzitje do të doja të fitonte Shqipëria.

Në këtë KZAZ  nr. 35 në Tiranë po vijon procesi i numërimit për subjektet politike. Deri tani janë numëruar 59 nga 95 Qendra Votimi, ku kryeson Partia Socialiste.

Ora 06:20
'Me krahë të lehta dhe bashkëpunime sa më të mira', momenti kur Çuçi dhe Kumbaro i japin dorën Tritan Shehut të PD dhe Dasho Alikos

 

Pas fitores socialistët nisën festën në Gjirokastër, pasi arritën objektivin e tyre maksimal. Si në Vlorë, ashtu edhe në këtë qark,  ra në sy edhe një tjetër moment për t'u vlerësuar. Kandidati Bledi Çuçi i cili ishte i treti në listën e PS-së shkoi dhe u dha dorën kundërshtarëve demokratë, mes tyre dhe ish-ministrit Tritan Shehu dhe Dasho Alikos. Krah Çuçi ishin dhe 2 kandidatët e tjetër, Mirela Kumbaro dhe Kjara Adhami.

Kumbaro dëgjohet teksa thotë "me krahë të lehta dhe bashkëpunime sa më të mira", duke i rrëmbyer një buzëqeshje Shehut.

Ora 04:31
Ishte në kufi të listës, momenti si e priti Bledi Çuçi fitoren në Gjirokastër (VIDEO)

Me duartrokitje, puthje dhe përqafime! Kështu e priti ministri Bledi Çuçi përfundimin e numërimit të votave në qarkun e Gjirokastrës. Ai ishte renditur në vendin e 3 të listës, që përkonte me kufirin maksimal që PS kërkonte të merrte në këtë qark dhe ia doli të fitonte. Ai ka publikuar video nga ky moment i triumfit, së bashku me një mesazh për votuesit.

" Pikërisht në momentin kur duhej më shumë se asnjëherë tjetër të vazhdonim përpara dhe të besonim te Shqipëria e së ardhmes, ne ditëm të ishim bashkë. Kemi fituar 3 mandate deputetësh në qarkun Gjirokastër dhe s’ka dyshim që është një fitore në mbarë Shqipërinë. FALEMINDERIT çdo votuesi, çdo banori të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Memaliajt, Këlcyrës, Libohovës e Dropullit, që besoi te unë, që besoi te Partia Socialiste dhe ekipi jonë. Mirënjohje edhe për ata votues që nuk besuan tek ne. Unë do jem deputet edhe për ta, ne do të punojmë edhe për ju. Kjo është një kontratë e re besimi për të vijuar me punët që kemi nisur dhe për të bërë shumë më shumë sesa bëmë këto dy mandate.Faleminderit skuadrës sonë të kandidatëve, kryebashkiakëve, kryetarëve të partisë, kryetarëve të organizatave socialiste dhe çdo anëtari e aktivisti të PS-së, që punoi për të arritur këtë sukses, i cili nuk është thjesht suksesi i një force politike që ka fituar zgjedhjet e radhës. Ky është suksesi jonë i përbashkët, është një fitore për Shqipërinë që vendosi të mos kthehet prapa. Çdo ditë të këtij mandati të tretë do ta shfrytëzojmë për të bërë punë më të mira, investime më shumë, për të ringritur ekonominë pas goditjes që i dha tërmeti e pandemia dhe për të qenë në lartësinë e nevojave të qytetarëve. S’ka kohë për pushim", shkruan Çuçi.

 

Ora 02:22
Numërimi drejt fundit në Sarandë, PS-PD bëjnë paqe, Ina Zhupa përqafohet me ministren Denaj

 

Partia Socialiste dhe ajo Demokrate duket se kanë bërë paqe në qarkun e Vlorës. Socialistët kanë marrë 52.56 % të votave e ndërsa demokratët 33.84 %, e përkthyer në mandate , 8 me 4.

Tani më është krijuar një panoramë e qartë për të cilën janë të vetëdijshëm edhe kandidatët e të gjithë forcave politike.

Në mbyllje të procesit të numërimit në një nga KZAZ në Sarandë, është parë edhe një përqafim miqësor mes dy "rivaleve", ministres Denaj dhe Ina Zhupës. Një që e tillë ka bërë që të pranishmit të shpërthejnë në duartrokitje. 

Kjo është një pamje shumë e bukur në përfundim të një gare dhe që duhet të jetë e tillë me të gjithë.

1619483047_vlcsnap2021042701h54m42s241.png

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?