Ersi Bode është një nga sulmuesit më premtues të kombëtares kuqezi për të ardhmen. 16-vjeçari ka qenë pjesë e ekipeve zinxhirë dhe shkëlqeu në turneun e fundit ku Shqipëria fitoi kundër Irlandës së Veriut, Luksemburgut dhe Perusë.
“Dua të falenderoj të gjithë trajnerët dhe stafin e kombëtares për këtë mundësi që më dhanë. Së dyti dua të falenderoj çunat që ishin pjesë e këtij ekipi dhe bëmë të mundur fitoren e këtij turneu të rëndësishëm,”-u shpreh Ersi Bode, futbollist i kombëtares U-16.
Në janar sulmuesi i vogël u largua nga Shqipëria për vijuar karrierën në futbollin holandez ku është pjesë e Ado den Hag, një skuadër që nuhati cilësitë e tij.
“Ekpserienca ime e re këtu në Hollandë ka nisur dhe vijon të jetë mjaft e mirë. Për këtë falenderoj trajnerët dhe lojtarët e këtij ekipi,”-tha Ersi Bode, futbollist i kombëtares U-16.
Për të ardhmen Ersi i ka idetë e qarta, sa përket kampionatit ku do të luajë apo idhullit në futboll.
“Dëshira ime e madhe është të luaj në ligat më të forta siç është e Italisë, Spanjës dhe Anglisë. Pse jo mos të jem pjesë e kombëtares, ndërsa idhull kam Ronaldon sepse është një makineri golash dhe është një nga lojtarët më të mirë në të gjithë botën,”-deklaroi Ersi Bode, futbollist i kombëtares U-16.
Në Shqipëri Ersi Bode ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Tirana Internacional.