Programacion

E Hënë
12
Prill
E Martë
13
Prill
E Mërkurë
14
Prill
E Enjte
15
Prill
E Premte
16
Prill
E Shtunë
17
Prill
E Diel
18
Prill
E Hënë
19
Prill
E Martë
20
Prill
E Mërkurë
21
Prill
E Enjte
22
Prill
E Premte
23
Prill
E Shtunë
24
Prill
E Diel
25
Prill

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe

Politikë

‘Nga Tropoja në Ksamil, votoni PS’, Braçe: Koalicioni jonë i vetëm janë njerëzit e thjesht! Mos krijoni LSI-ra, boll më

7 Prill, 10:31| Përditesimi: 7 Prill, 10:33

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe, mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebeook, i ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet parlamentare më 25 prill të votojnë PS, nga Tropoja në Ksamil.

Braçe shkuan se në fletën e votimit, PS është e vetmja parti e majtë dhe se e “majta e pasur e Lalëzit” nuk ka qenë kurrë e tillë, as në formim, as në qellim, as në veprim.

Zëvendëskryeministri përmes postimit të tij, ka shprehur se PS nuk përfaqëson asnjë parti tjetër në fletën e votimit, nuk përfaqëson asnjë kandidat të ndonjë partie, por vetëm partinë socialiste.

“Ne nuk kemi koalicion me asnjë”, shkruan Braçe, duke shtuar se i vetmi koalicion i PS janë njerëzit e thjesht e këtij vendi.

“Mos krijoni LSI-ra të tjera, boll më”, shprehet ai.

Braçe i fton të gjithë qytetarët t’i bashkohen Partisë Socialiste për të fituar, pa u ndarë në numra dhe emra.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër anulimit të moratoriumit të gjuetisë premtuar nga Lulzim Basha?