Gjyshja që sot shet te tregu i Lëvizshëm në Bulevardin e Ri

Tirana

Nga trotuari në tregun e Lëvizshëm në Bulevardin e Ri! Sot gjyshja shet e sigurt dhe e qetë produktet e saja

19 Shtator 2021, 11:35| Përditesimi: 19 Shtator 2021, 11:37

  • Share

TIRANË- E mbani mend historinë e kësaj gjyshes? Rasti i cili u bë viral pasi pretendohej se Policia Bashkiake i kishte derdhur karrocën, por në fakt ngjarja u zhvillua ndryshe. E moshuara e kishte derdhur vetë atë.

Ajo sot e ka lënë rrugën, e ka lënë trotuarin dhe shet produktet e saja në tregun e Lëvizshëm në Bulevardin e Ri, në kushte të qeta dhe të sigurta.

Ishin efektivët e Policisë Bashkiake, së bashku me punonjës të shërbimit social në Bashkinë e Tiranës, kanë shoqëruar të moshuarën, e cila vazhdonte të shiste në trotuar, për t’i tregtuar produktet e saj në tregun e Lëvizshëm në Bulevardin e Ri.

Fotot janë bërë në Tregun e Lëvizshëm i cili është vendosur në Bulevardin e Ri në Tiranë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?