Nga veshjet plot ngjyra tek fotot e kuruara, njihuni me gjyshen më trendy të Instagramit, që ndjek gjurmët e së bijës

6 Tetor 2022, 13:11| Përditesimi: 6 Tetor 2022, 13:12

  • Share

Znj.Vera Kotorri është në blogere e veçantë. Pasi shumicën e konkurrenteve në punën e saj tashmë si blogere i ka vajza shumë më të reja. Megjithatë pasioni për modën dhe të bukurën, ka bërë që të mos trembet aspak dhe të vazhdojë të ndjekë ëndrrëm e saj.

Ajo pothuajse çdo ditë ndan foto të veshjeve të saj nga përditshmëria, plot ngjyra, kombinime nga më të bukurat dhe me mirësinë që e karakterizon, duket se ka fituar zemrën e një komuniteti vajzash dhe zonjash që e ndjekin në rrjetet sociale.

“Pasionin për veshjen e kam pasur që fëmijë. Unë ndryshoja shumë nga të trija motrat, isha e veçantë si në veshje, si në sjellje. Inspirohesha shumë nga filmat shqiptarë që jepeshin në atë kohë, dhe sa herë që shikoja aktoret shqiptare që kishin të qepur një këmishë si punë e kësaj duhet ta gjeja se sben një copë dhe do shkoja ta qepja. E kam patur me pasion shumë, vishesha ndryshe dhe nga shoqet. Kur shkonim tek rrobaqepsja, shoqet kurdoherë më merrnin mua,  që tu jepja modele, tju jepja mendime. Më pas në demokraci, bashkëshorti filloi te merrej me një biznes me veshje dhe unë sa herë i merrnim tek dyqani do t’i vishja njëherë vet” rrëfen ajo për pasionin e saj.

Znj. Vera Kotorri është edhe mamaja e blogeres së njohur Anxhelina Kotorri. Pasion që si duket ia ka trashëguar vajzës së saj, ndërsa tregon për hapat e parë të karrierës.

“Tani e falenderoj shumë Anxhelinën, vërtet me Anxhelinën punova fort madje kishte shumë shpenzime por ajo më thoshte do vijë një ditë që unë ty do ta shpërblej. Dhe vërtet kjo ditë ka ardhur sepse të gjitha veshjet janë nga Anxhelina. Tani më mungojnë pak fotot, sepse Anxhelina ka kaluar tek shtëpia e vet, ndërsa kur ishte këtu sa herë do bënte foto për vete,më bënte edhe mua. Postoja ditë për ditë, ndërsa tani I kam rralluar sepse s’ka kush më bën foto. Por iniciatorja kryesore ka qenë Anxhelina” tha ajo.

Pasioni për të bukurën duket se ka triumfuar tek znj. Vera, e cila thotë se nuk ka ndërmen te heq dorë nga të veshurit me stil e të postuarit foto në rrjetet sociale as nga komentet negative dhe as nga mosha.  

Komente më vijnë shumë, pozitive por edhe negative. Unë kam katër fëmijë, por them kështu që deri ditën sa të vdes, të mbyll sytë me veshje do vdes, duke u ndërruar.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?