Nga viruset, zjarret tek tërmetet, ja si Sali Berisha ka përdorur politikisht çdo fatkeqësi pasi humbi pushtetin

17 Mars 2020, 16:45| Përditesimi: 17 Mars 2020, 16:47

  • Share

Shndërrimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në një makineri dizinformimi, politizimi dhe paniku, duke përhapur lajme të rreme për koronavirusin në Shqipëri, është një strategji politike e ndjekur prej tij që kur u rrëzua nga pushteti në vitin 2013 dhe sa herë Shqipëria apo zona të saj preken nga fatkeqësi natyrore. Në dhjetor të vitit 2010, zona e Shkodrës u përmbyt për të disatën herë brenda vitit. Berisha, në atë kohë kryeministër, fajësoi hënën blu, shirat e pazakontë etj., ndërsa akuzoi opozitën e atëhershme se ka manipuluar me fatkeqësinë duke e quajtur këtë një politikë të pamoralshme. "Ndofta në 150 vitet e fundit është fatkeqësia natyrore e përmasave më të mëdha, me të cilën Shqipëria është përballur në tërë ekzistencën e shtetit shqiptar

Kam ndjekur edhe spekulimet e atyre që kanë menduar se do mund të fitojnë kredibilitet politik, duke vallëzuar mbi fatkeqësinë. Por valle mbi fatkeqësinë nuk hedh kush kurrë, sepse çdo komb e njeri i qytetëruar ka një kod, që këtë nuk e pranon".

Fenomeni i përmbytjeve vijoi edhe pas rotacionit politik, nën qeverisjen e socialistëve. Në dhjetor të 2017, Shkodra u përmbyt në mënyrë të hatashme, ndërsa Berisha, tashmë në opozitë, akuzoi qeverinë. Berisha tha se ai kishte nisur ndërtimin By Pass-it, por sipas tij e financimin e kishte ndërprerë kryeministri Rama. 'Por ti erdhe e ndërpreve financimin. Ky ishte hapi i parë. By Passs i Shkodrës i cili shkon nga 40- 60 milionë euro', tha Berisha në 14 dhjetor 2017.

Në verën e vitit 2012, zjarret bënë kërdinë. Berisha, në atë kohë kryeministër, tha se ishte i kënaqur se nuk kishte dëme në njerëz dhe se zjarrvënësit ishin kapur. Ai akuzoi opozitën duke thënë se 'është për t’u dhimbur që opozita në një tradite unike në Europe, z. Rama, në çdo lloj fatkeqësie natyrore mendon se do të nxjerre kapital politik duke bërtitur dhe po te vini re, në asnjë nga deklaratat e tij nuk është bërë qoftë edhe një herë thirrje për të denoncuar zjarrvënësit. Asnjë thirrje për të mbështetur zjarrfikësit'.

Në korrik të 2017, zjarret u përhapën në territore të caktuara, duke shkrumbuar sipërfaqe me pyje në të 12 qarqet e vendit. Situata alarmante u politizua menjëherë, ndërsa protagonist në kampin opozitar ishte sërish Berisha. Ai akuzoi kryeministrin Rama se me paratë përfikjen e zjarreve kishte blerë makina. "Qeveria e mëparshme, me një kontratë me Eurokopter ka porositur disa helikopterë modernë të fuqishëm dhe multifunksional për Ushtrinë. Këta helikopterë mbartin edhe kova uji disa tonësh për shuarje zjarresh dhe përdoren me sukses për këto qëllime në të gjitha vendet që kanë probleme me zjarrin. Por për t’i përdorur ata për këtë qëllim, duhet që të blesh kovën e ujit. Mirëpo Edi Rama e ka mendjen tek Benz-at e blinduar për veten e tij". Në të njëjtën kohë Berisha pretendonte se zjarret ishin të qëllimshme për të hapur paracela për kanabis.

Në 26 nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrimtar, duke lënë pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se tërmeti nuk ishte një fatkeqësi natyrore, por një krim shtetëror. "Të ngihemi fuqishëm se tërmeti ishte fatkeqësi natyrore, Rama një fatkeqësi kombëtare, politike", tha Berisha. Në një tjetër reagim, Berisha tha "bëj thirrje për një hetim të ndershëm të pavarur ndërkombëtar të këtij krimi të shëmtuar që kushtoi dhjetëra jetë dhe që rëndon e do rëndojë në ndërgjegjen e çdo shqiptari". Krahas politizimit, Berisha nisi edhe një fushatë me lajme të rreme. Në një rast, ai publikuoinjë shtëpi të rrënuar në Facebook ku thoshte se ishte në Bodinak të Durrësit dhe se shteti e kishte braktisur totalisht. Ndërkohë, nga një kërkim i thjeshtë në Google doli se bëhej fjalë për një fotografi të shkrepur në provincën Denizli, në Turqinë perëndimore.

Në shkurt të vitit 2012, qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Elbasanit dhe Korçës u izoluan nga dëbora. Berisha, në atë kohë kryeministër, shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore. "Rama është i vetmi që po bën korbin në Europën e mbuluar nga dëbora. Ai po dezinformon publikun për situatën”, tha Berisha. Në vitin 2018, disa zona në veri u bllokuan nga dëbora. Në një nga reagimet e tij, Berisha shkroi: "Një shembull për t’u marrë nga piktori dështak, që 5 cm dëborë i paralizojnë vendin dhe narkoshtetin e tij!".

Prej pesë ditësh Shqipëria është në gjendje shtetrrethimi, për shkak të masave drastike, për parandalimin e përhapjes së virusit covid-19. Ish-kryeministri Sali Berisha është angazhuar në një fushatë të egër dizinformimi dhe politizimi, përmes fotove dhe videove të montuara apo reale, por të vendosura në një kontekst tjetër, duke përhapur panik dhe çoroditur njerëzit. Postimi i një video të montuar të mjekëve iranianë që vallëzonin, si ilustrim fyes për Urgjencën e Tiranës, alarmi i rremë sipas të cilit të prekurit nga koronavirusi mbaheshin në një pavion më 100 të sëmurë të tjerë, lajmi i rremë se urgjenca e QSUT po përgatitet për të infektuarit me koronavirus, alarmi i rremë për maskat e skaduara, alarmi flas për vdekje që fshihen etj., janë vetëm një pjesë e fushatës së dizinformimit për llogari të luftës politike.

Komento

Komente

  • Gimi: 21/03/2020 02:28

    O tepelena o malok i fshehur,,,nxirre koken tende me morra o malok tropoje,,mos u fshih me emra te rrejshem,,,dukesh qe je malok,se edhe te shkruash nuk di,,,sa per saliun i madh e i vogel e di cfare krimineli-hajdut qe eshte....

    Përgjigju
  • Tepelena bari: 18/03/2020 12:59

    O tepelena analfabet po dhit a di ti kullosësh o kok karr. Kush është lider qeni kriminel hajdut anarshist ish sekretari partis është lider o Teplena komplet PLER.

    Përgjigju
  • Tepelena: 18/03/2020 12:35

    Sali Berisha ngelet lideri i kombit shqipetar, nuk mundeni te ulni ate burre shteti, apo keni demokracine tani dhe u bete trima o lepuj...

    Përgjigju
  • FYTYR QENI: 18/03/2020 11:00

    TË DASHUR SHQIPTAR Z O T I QOFT ME JU SHËNDET JU DHËNTË Z O T I NË KTO DIT TË VËSHTIRA. MOS U MERNI ME WC MË TË PISËT TË BOTËS QENIN ME EMRIN MUT I MADH SALHE. SHIKOJANI O SHQIPTAR SI JA KA BËR ZOTI FYTYRËN KËTI VAMPIRI KËTI KLYSHIT TË KURVË KËTI MASKARAI. SI SE KAP KORONA KTË QEN QË TË BJERI SHQIPRIA NË QETËSI.

    Përgjigju
  • Mani: 18/03/2020 10:19

    Sali serbi krimineli tradhetari shiti shqiperine vrau shqptaret ne te dy anet ekufirit

    Përgjigju
  • Mala: 18/03/2020 09:16

    Dy tipare e karakterizojne personalitetin e Salih ut.Sadizmi, kenaqesia e tij ne fatkeqesine e shqiptareve dhe genejshtra recidive, qe sikur eshte liqncuar ne emer "Made in Salih Berisha". ka edhe tipatrin qe vet mbjell-theret fatkeqesine e shqipatrev.Madje kete e ben nga instit ucionet-Nga Kuvendi therret shqipatret armatosu ni! Nga mediat therret shqiptaret,vetem me revuklucion mund ta rrenojme qeverine e Rames.Keto,jo rralle jane degjua e shikuar nga shqiptaret.

    Përgjigju
  • Vlora: 18/03/2020 09:02

    Sali kanceri shqiperise

    Përgjigju
  • QENI BAJG SALHE WC: 18/03/2020 06:34

    SALHE QELBËSIRA ËSHTË FUNDËRRINA MË E MADHE NË GJITH HISTORIN E KOMBIT SHQIPTAR. PIS EDEPSËZ BUR.

    Përgjigju
  • O Sali: 17/03/2020 23:53

    Haleja

    Përgjigju
  • Lui: 17/03/2020 21:03

    I lutemi shume medias mos t’japi hapesire ketij palaco. Eshte cakall ne mes te hienave..

    Përgjigju
  • Arbëri: 17/03/2020 20:49

    Salja nuk është Shqipëtarë, por është krimb serbomadh...!!!

    Përgjigju
  • Serbi Sali mire ben qe tallet !: 17/03/2020 17:29

    Deri sa njepjese e Simpatizanteve,,, nuk i Kane hapur syte akoma ,,qe te shikojne se cfare demesh krimesh Ju ka sjedhur ky palaco Kriminel ,qe e mban veten Si cup i vjedhjeve...Deri SA ky ciceron sebashku me Kriminelet e tjere.. Busti i Diktatorit u terhoqe zvare,, ndersa ketij akoma Si ka ardhur dita ! Mbase ne Rec te Shkodres ! Te shikojme cfare do beje Drejtesia dhe. USA apo. Evropa ! Se Po te jete per shqiptaret ,ky do te vdesi i Lire ,Si Ramizi .. Fundja Skllaverimin mire Ju behet Popullit,, deri sa nuk E terheqin zvare ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?