KF Tirana vuan për një stadium në kryeqytet pasi "Selman Stërmasi" është në kushte jo të përshtatshme dhe "Air Albania" u "kyç" nga FSHF për të qenë gati për Kombëtaren.
Kështu, klubi më i titulluar në Shqipëri, KF Tirana duket të jetë pritëse ndaj Laçit në stadiumin e Korçës, teksa një javë më parë priste Dinamon në Vlorë, për mungesë stadiumi.
Për këtë situatë kanë reaguar edhe ultrasit e klubit. "Fanatics" kanë akuzuar presidencën me në krye Refik Halilin, teksa sulmojnë edhe FSHF-në, me foton shoqëruese "FSHF MAFIA".
Reagimi i plotë:
Turpi i rradhes vazhdon!
Degdisja e nje klubi tashme prej vitesh pa president nga nje cep ne cepin tjeter nuk eshte asnje gje tjeter pervecse treguesi i sakte qe edhe data e skadences per kete "presidenc" ka skaduar me kohe!
Nuk mundet klubi me i titulluar ne Shqiperi edhe identiteti i Kryeqytetit te luaje sa nga nje cep ne cepin tjeter vetem se F$HF ruan me idiotizem "barin" e stadiumit kur behet fjale per futboll e per tallavat e koncertet e turpit nuk ka kurre kufizim a thua se kemi te bejme me nje salle eventesh qe merret me qera e jo me nje stadium futbolli te ngritur per futbollin!
Gjendja me stadiumin "Selman Stermasi" eshte akoma me e turpshme ku ambienti eshte kthyer teresisht ne nje salle dasmash e ku ping-pongu i pergjegjesise qe luhet midis pergjegjesve tregon dhe njehere amatorizmin e thelle ku eshte zhytur klubi jone tashme prej vitesh e urrejtjen e F$HF qe luan pjesen e vet te pafytyresise kudo ku ka mundesi!
Durimi ka nje kufi e kjo gjendje turpi NUK mund te vazhdoje pergjithmone! Ne do te jemi aty, kudo per Tironen, si kur luajme ne Kryeqytet ashtu dhe kur luajme ne Gjeorgjin e larget, me shume se per te pare estraden tuaj amatore e te shitur per t'ju treguar si gjithmone se kurre nuk mund te luani me te! Vetem per emrin e modh te TIRONES! Tirona Fanatics!
Lajmi kryesor:
KF Tirana pa stadium, klubi më i titulluar në Shqipëri shtegton në Korçë! 'Fanatics': FSHF Mafia
S.Dh/ReportTv.al