Një 25- vjeçare, është dërguar pa ndjenja në spitalin e Pogradecit. Nga deklarimet e së resë rezultoi se ajo ishte ngacmuar seksualisht në vendin e saj të punës nga Arian Mema dhe për pasojë kishte humbur ndjenjat nga tronditja.
Sipas burimeve, dyshohet se Arian Mema ka ngacmuar një 25 vjeçare në vendin e saj të punës. Mësohet se e reja vuante nga problemet e epilepsisë dhe në momentin e ngacmimit ajo ka kaluar një krizë epileptike.
25 vjeçarja me origjinë nga Trebinja e Mokrës dyshohet se është ngacmuar nga Arian Mema në momentin që ky i fundit po montonte një panel diellor në subjektin ku kjo e fundit punonte prej disa kohësh.
Sipas të dhënave Arian Mema është proceduar edhe më herët penalisht për lidhje të kundraligjshme të ujit, gjithashtu Mema ka qene i akuzuar dhe për shkelje të detyrës kur ka qënë inspektor në Drejtorinë e Tatimeve Korçë. Gjithashtu Mema për disa mandate ka qënë dhe Anëtar i Këshillit Bashkiak më Pogradec.