Kabina e dëmtuar nga zjarri

Kronikë

Ngarkesa e lartë në rrjet shkakton zjarr në kabinën elektrikë në Gjirokastër, flakët rrezikuan edhe godinën e Pallatit të Sportit! Mbetet pa drita lagjja '18 shtatori' në qytet

1 Dhjetor 2021, 09:55| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 10:00

  • Share

Dhjetëra qytetarë në Gjirokastër kanë mbetur pa drita, si pasojë e një zjarri që ra në një kabinë elektrike.

Flakët rrezikuan edhe një pjesë të godinës së Pallatit të Sportit, por fatmirësisht u izoluan në kohë.

Bëhet me dije se pa drita ka mbetur gjysma e lagjes '18 shtatori' në qytet, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë mbingarkesa në rrjet.  Nuk dihet ende se kur mund të rikthehet energjia elektrike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?