Kronikë

U masakrua nga bashkëshorti me sëpatë! Kjo është Lumturie Bici, nëna e katër fëmijëve që u vra dje në Librazhd! Qemal Bici vari veten

8 Qershor 2021, 07:19| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 15:27

  • Share

"Report TV" ka siguruar foton e Lumturie Bicit, 50-vjeçarja e cila u gjet e vdekur pasditen e djeshme në Librazhd, pasi u vra nga bashkëshorti. Ngjarja u regjistrua në Dragostunjë ku Qemal Biçi, 59-vjeç qëlloi me sëpatë gruan e tij dhe më pas vari veten në oborrin e shtëpisë.

Ngjarja ndodhi pas një sherri mes çiftit, ku situata agravoi, ndërsa burri mori më pas sëpatën dhe qëlloi gruan e tij në dhomën e gjumit pas koke duke e lënë të vdekur në vend. Më pas 59-vjeçari ka dalë nga banesa dhe në pjesën e pasme të saj është vetëvarur në një pemë.

Çifti kishin 4 fëmijë dhe trupat e pajetë u gjetën nga djali 20-vjeçar, i cili ka parë prindërit e vdekur kur ka mbërritur në shtëpi, ndërsa ka lajmëruar dhe policisë.

3 fëmijët e tjerë të çiftit jetojnë jashtë shtetit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit brenda familjes.

"Repot Tv" siguroi dje edhe momentin kur djali i tronditur qan dhe vë duart në kokë, ndërkohë që largohet nga banesa nga të afërmit dhe miqtë e tij që mundohen për ta qetësuar. 20-vjeçari sapo vajti në shtëpi nënën e gjeti të vrarë me sëpatë, ndërsa të atin të varur në pemë.

Qershori ka nisur i përgjakur, ku në 8 ditët e para janë regjistruar 8 viktima, prej të cilave 3 janë krime në familje.

Kujtojmë se dy net më parë një tjetër krim në familje u zbulua, ku vëllai Fabian Vukaj vrau motrën e tij Diana Vukaj  në Shkodër, e cila sapo ishte kthyer nga Gjermania, pas një konflikti për pronësinë.

Ndërsa 4 ditë më parë vjehrri  Mexhit Picari vrau dhëndrin e tij Kudret Saliajn pranë gjykatës në Tiranë, me pretekstin se po mbronte nderin e vajzës, pas çifti ishte në proces divorci.

1623134290_lumturiebici.jpg

Viktima Lumturie Bici

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?