Kronikë

Ngjarjet e vjetra kriminale dhe Call Center-at, Drejtoria e Policisë Tiranë mbledhje me drejtuesen e Prokurorisë, Elisabeta Imeraj

11 Nëntor 2021, 11:35| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 16:35

  • Share

Sot në Prokurorinë e Tiranës u zhvillua një mbledhje e thirrur nga drejtuesja e këtij institucioni, Elisabeta Imeraj, ku mori pjesë Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, së bashku me vartësit e tij, shefat e 6 komisariateve dhe krimeve të rënda.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, mëson se u diskutua mbi dosjet e vjetra ose të pazbardhura, ato që konsiderohen pa autor por edhe ato të mbetura në sirtar.

Nga ana tjetër u diskutua edhe mbi aktivitetin kriminal që zhvillohet në kryeqytet, por edhe sa i përket Call Center-ave. Report Tv raportoi pak ditë më parë mbi Call Center-at që mashtronin qytetarët, hetim që vijon të jetë i hapur.

Vetëm prokuroria e Tiranës ka 7 procedime penale, nga ana tjetër edhe Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, e cila nëpërmjet letërporosisë së mbërritur nga autoritetet gjermane ka edhe ajo një hetim të veçuar, dhe janë hetimet që do kalojnë në filtra dhe do vënë para drejtësisë personat e përfshirë.

7 procedime nga Prokuroria e Tiranës, ku rezulton se pas Call Center-ave që kryejnë një aktivitet të paligjshëm në vend, përmes platformës FOREX, mashtrojnë qytetarë kryesisht të huaj.

Ata kanë një aktivitet të ligjshëm Call Center-i dhe telemarketingu i produkteve shtëpiake, por brenda kësaj aplikojnë platformën FOREX duke mashtruar qytetarët e huaj që të investojnë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?