Është për të ardhur keq që shovinizmi i fqinjve tanë historik ngre krye sa herë që i jepet rasti.
Herë me pretendime etnike dhe territoriale, herë me akte terroriste dhe shoviniste si ky i fundit në Kosovë, e shkuara mban peng të ardhmen nëpërmjet pamundësisë për të kuptuar të tashmen.
Paaftësia për të mos lexuar drejt realitetin, mund të shkaktojë probleme, madje dhe viktima, por asnjëherë nuk do të ketë rezultat.
Kohërat kanë ndryshuar.
Ballkani nuk është më vetëm dhe në mëshirë të orekseve të kasapëve dhe xhelatëve të frymëzuar nga urrejtja, dhuna dhe gjaku.
Shqipëria fatmirësisht sot ka aleat të mëdhenj. Kosova, po ashtu. Më shumë se sa një komb i ri, ajo është një projekt i Perëndimit.
Ndaj prania e SHBA-ve është mjaft e rëndësishme në rajon.
Ndaj retorika anti-perëndimore i shkon për shtat fuqizimit të elementeve destabilizues me qendër në Moskë.
Ndaj sanksionimi dhe dizenjimi si 'non grata' i elementëve të shënjuar si anti-amerikanë më shumë se sa një politikë ndaj vendeve të caktuara, është një mekanizëm për të mbajtur të kontrolluar rajonin nga retorika dhe nxitja e akteve që mund të ndezin kokat e nxehta që gdhihen e ngrysen me pengjet e së kaluarës.
Ndaj Shqipëria ka sot nevojë për një koalicion të gjerë pro-perëndimor kundër armiqëve të Perëndimit, kundër atyre që për vëlla kanë Vuçiçin dhe për armik SPAK-unë dhe Reformën në Drejtësi, si investimin më të madh amerikan në vend.
Herët a vonë llogoret do të ndahen qartë, nuk mund të fshihet askush pas maskës dhe pas hipokrizisë.
Shihni shembullin e Aleksandër Vuçiçit.
Në fund doli te vetja.
Ashtu edhe këta tanët, herët a vonë do t'i tradhëtojë vetja dhe do të mbizotërojë tek ata ajo që janë në të vërtetë.
Amerika eshte super shtet. Di te analizoje situaten dhe te japi zgjidhje. Jo me kot, gjate luftes ne ukraine, dergoi emisaret e vet ne ballkan. Nga menyra e organizimit dhe zhvillimit, besoj se aksioni ne Banjska ka brenda elemente amerikane.
Përgjigju