Ngjashmëria mes kinezëve si argument i PD-LSI kundër Ramës

11 Prill 2019, 20:28| Përditesimi: 11 Prill 2019, 20:29

  • Share

Pas grabitjes së ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza” para 2 ditësh dhe përplasjes mes shtetit shqiptar dhe koncensionarit të këtij aeroporti (që është një kompani kineze), pasi ky i fundit nuk kishte përmbushur parametrat e sigurisë, opozita dhe mediat pranë saj janë hedhur në sulmin e vjetër për të sajuar lidhje mes kinezëve të aeroportit dhe kryeministrit Rama.

Por, për të sajuar lidhjen mes kinezëve që kanë me koncension ‘Nënë Terezën’ dhe Ramës, mediat pranë opozites kanë gjetur një argument aq qesharak sa secili që e sheh, qesh.

Ata kanë nxjerrë një foto të vëllait të kryeministrit, Olsit, me disa kinezë që nuk kanë asnjë lidhje me kompaninë që ka aeroportin dhe kaq ka mjaftuar për tu thënë shqiptarëve “ja, vëllai i Ramës ka dalë në foto me 4 ndër 1 miliardë e gjys kinezë, ndaj Rama ka lidhje me koncensionarin”.

Sipas logjikës së PD-LSI, secili prej nesh, nëse ka foto me ndonjë kinez, është i lidhur me koncensionarin. Sepse sipas logjikës së PD-LSI, meqë kinezët ngjajnë me njëri tjetrin, janë të gjithë të njëjtët.

Kjo parodi e PD për të lidhur më çdo kusht kundërshtarin politik me çdo problem, në fakt tregon dobësinë e opozitës për të bërë oponëncë reale.

E në këto kushte, ka përfunduar duke u sjellë në mënyrë raciste me kinezët dhe duke krijuar lidhje haluçinante kundër qeverisë.

Ndaj, secili prej jush, duhet të ketë kujdes. Nëse keni foto me ndonjë kinez, për PD-LSI jeni të lidhur me koncensionarin e Rinasit, ndaj fshijeni.

Komento

Komente

  • Hinglateri: 11/04/2019 23:03

    Kam foto kete temin te vine ta marin PD dhe LSI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?