Kjo është sot pyetja e shqiptarëve.
l.Tani doli qartë: forca shkatërruese e vlerave të Shqipërisë janë kryeministrat antishqiptarë dhe mafia e ndërtimit.
E gjitha kjo mafie është sot nën mbrojtjen e Ramës, Berishës dhe Metës. Por janë të kapur që të tre tani.
Bashkë e kanë përdorur mafien e ndërtimit, dhe provat tani janë sheshit.
Prandaj, shqiptarët ishin të kapur në kurth, dhe nuk lëviznin dot. Po tani?
Shqiptarët tani po e presin shpëtim nga Amerika për denoncimin me provua të Mafies së ndërtimit me korrupsionin e lartë shqiptar. Kjo duhet të jetë ndihma e parë që duhet të japë FBI për shkallmimin e korrupsionit të tipit mafioz në Shqipëri.
ll.Kjo mafie ka qenë forca antishtet që ka mbajtur në pushtet korrupsionin e lartë shtetëror.
Çdo bëjë Amerika tani: do ndërhyjë me forcë për të shpëtuar shqiptarët?
Intelekti shqiptar beson dhe po i pret. Në të kundërt, kjo mafie bilaterale e ndërtimit me korrupsionin e lartë shtetëror, do shkatërrojë Shqipërinë dhe do të ikë me paratë e grabitura në varfërinë shqiptare.
Pikërisht këtu duhet të fillojë politika e re amerikane për shpejtimin e likuidimit të krimit shtetëror shqiptar.
SPAK - u është drejt formimit tani, sepse Prokuroria e Posaçme doli në formim. Bashkë me tërmetin, Shqiptarëve iu qëlloi që të shtynin në gropë edhe mafien e ndërtimit, edhe korrupsionin e lartë shtetëror, sjellësin real të fatkeqësive shqiptare në 30 vjet.