Ngjela: Amerika do lista të hapura, ja pse Rama dhe Basha kanë frikë

6 Shtator 2019, 15:34| Përditesimi: 6 Shtator 2019, 15:37

  • Share

Pse Rama dhe Basha nuk pranojnë të ndryshojnë sistemin zgjedhor?
Sepse, me sistemin proporcional me lista të hapura, as Rama dhe as Basha nuk dalin dot deputetë. Madje, as në sistemin mazhoritar, gjithashtu. Pse?
Sepse nuk i do populli. Po partitë pse i mbajnë? Sepse këta iu janë imponuar.

Basha është imponim i Berishës; kurse Rama i imponohet partisë së vet me grupin e afërt të të korruptuarëve.
Por, a do të ndryshojë sistemi?
Sigurisht që po.

l.
Politika amerikane po kërkon lista të hapura. Dje e tha hapur këtë drejtori për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, David Konstelancik.

Ndërrimin e sistemit zgjedhor sot po e kërkon me ngulm edhe opozita parlamentare.

Që të ndërrojë sistemi duhet ndryshuar kushtetuta. Por Rama tani e ka të pamundur të gënjejë ndërkombëtarët me pretekstin se nuk do Partia Demokratike, sepse ajo nuk është më në Parlament. Prandaj Rama po flet në jerm.

Madje, kjo është arsyeja që Rama po e kërkon Bashën me çdo kusht, madje "me dorë të shtrirë", sepse nuk ka aftësi intekektive që të kuptojë procedurën.

Janë votat në Parlament mor Ramë ziu, ato që dominojnë situatën! Dhe asgjë tjetër. Nuk kanë më asnjë vlerë në parlament opozitarët jashtë Parlamentit. Ato vota që i duhen ndërrimit të sistemit zgjedhor i ka opozita parlamentare, e cila është 90 përqind pro amerikano-perëndimore.

Atëherë? Ul kokën Rama, lëre "dorën e shtrirë", dhe nënshtroju dy forcave aktuale: forcës antikorrupsion dhe ndërrimit të sistemit zgjedhor.

ll.
Tani, pas vizitës së amerikanit David Konstelancik, Rama dhe Basha janë katandisur me gojë të tharë. Ata, bashkë të dy, nuk e ndalojnë dot, as Reformën në Drejtësi, dhe as ndërrimin e sistemit zgjedhor. Ta dy këta ingredientë të zhvillimit shqiptar janë forca demokratike që mu sikur janë ngritur kundër tyre. E gjithë kjo situatë e re, për të dy këta mund të quhet realisht: the end - fundi i tyre.

Rama sigurisht që do të përpiqet të gënjejë amerikanët duke iu thënë se: vëtëm po të mos prekim sistemin zgjedhor, ne mund të afrojmë Bashën në bashkëpunim për të dalë nga kriza. Sepse, kuptohet që edhe Basha, edhe Berisha lënë gjithçka për të mos lejuar ndërrimin e sistemit zgjedhor.
Por, siç do të shihet, nuk do të arrijnë dot asgjë.

Në fakt, nuk është vetëm ndërrimi i sistemit zgjedhor, por edhe pavarësia jashtëpartiake e konstituimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve; që sot, gjithashtu është detyrë parësore e reformës zgjedhore. Këtë tha dhe edhe ODIR e OSBE në raportin për zgjedhjet e fundit. Dhe këtë nuk e ka cekur kot.

Zgjedhjet me arbitër partiak, janë abuzim diktatorial. Edhe kjo do të marrë fund. Komisioni Qëndror dhe vetë komisionet zonale e vendore, duhet të përbëjnë një institucion solid dhe krejt të pavarur, njëlloj si gjykatat.

lll.
Na duhet të theksojmë se, tani që Reforma në Drejtësi triumfoi, asgjë tjetër nuk mund të ndalohet.
Politika amerikane tha dhe në Tiranë dje se zgjedhjet politike do të mbahen në qershor të vitit 2020. Domethënë, një vit përpara.

Pse e tha ajo këtë? Sepse, politika perëndimore është e sigurt tani që, asnjë nga këta liderë nuk pritet më të jetë në krye të partive të tyre.
Prandaj, sot mund të themi se, më në fund, Shqipëria dhe shqiptarët po shpëtojnë nga një zgjedhë shekullore e terrorit shtetëror dhe korrupsionit.

Asgjë nuk mund ta ndalojë dot më as Reformën në Drejtësi, dhe as reformën zgjedhore. Politika perëndimore u pa dje se ajo, që të dyja këto i ka vënë në të njëjtin plan. Dhe shumë mirë ka bërë. Në fakt, këto të dyja janë armët kryesore sot të shpëtimit demokratik të Shqipërisë: ato janë, në fakt, vetë kolonat e garantimit të drejtësisë shoqërore dhe të zgjedhjeve të lira.

Komento

Komente

  • Vicidoli: 07/09/2019 16:05

    Beni Reformen Po Birishen mos na e kallni

    Përgjigju
  • yyy: 06/09/2019 16:41

    Zgjedhjet duhet te behen direkte si zgjidhet kryetari bashkise jo me lista

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?